Bebe Rexha: Tezja ime gati sa nuk vdiq mbrëmë pas infektimit me Covid

Bebe Rexha: Tezja ime gati sa nuk vdiq mbrëmë pas infektimit me Covid

Bebe Rexha

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka folur për trajtimin e keq në spital dhe kapacitetet e dobëta mjekësore në Amerikë. Kjo për faktin se tezja e saj gati sa nuk vdiq pas infektimit me Covid-19.

“Tezja ime është në spital për momentin. Ajo ka Covid. Ajo pothuajse vdiq mbrëmë. E vetmja gjë që ajo i tha mamasë time ishte që spitali është aq i mbingarkuar sa është e vështirë të marrësh një infermiere. Ajo tha se ndihet si të ishte bagëti. Infermierja i tha asaj ‘mos më thërrit nëse nuk je duke vdekur”, shkruan Bebe në Twitter.

Ndërkohë të martën, Rexha shkroi se pas kontaktit me një doktoreshë në Los Angeles, kishte mbetur e habitur kur kishte marrë vesh se vendi është me kapacitete të paketa mjekësore për shkak të pandemisë globale.

Sipas Dr. Christina Ghaly, drejtoreshë e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të Qarkut L.A, kishte vetëm 370 shtretër spitalorë për qarkun prej 10 milionësh. Disponueshmëria e ICU (njësinë e kujdesit intensiv) ishte edhe më e keqe, me vetëm 56 shtretër të ICU të mbetur”, shkroi këngëtarja me prejardhje shqiptare.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis