Bebic në Kosovë:
Historia nuk duhet harrua

Bebic në Kosovë:<br />Historia nuk duhet harrua
Gjatë vizitës së tij në Kosovë kryeparlamentari kroat, Luka Bebic, ka shprehur mbështetjen e plotë të vendit të tij për Republikën e Kosovës. Bebic ka thënë se historia nuk duhet harruar, por nuk duhet jetuar më të, duhet ecur përpara.

Kryeparlamentar kroat ka thënë se Kroacia dëshiron ta mbështes Republikën e Kosovës në të gjitha sferat, spese stabiliteti është një prej faktorëve më të rëndësishëm për Kosovën, sikurse edhe për të gjitha vendet tjera të Evropës Juglindore.

“Dua t’ju them që Kroacia gjithësesi përkrah në mënyrë të veçantë tërësinë territoriale të Kosovës dhe dëshiron të zhvillojë marrëdhënie të veçanta me Kosovën, dhe gjithashtu do t’ju përkrahim në sfera të ndryshme. Stabiliteti është ajo që është me rëndësi për të gjitha vendet e Evropës Juglindore, sepse është një garanci e zhvillimit dhe progresit. Për këtë arsye vlerësoj rolin e organizatave botërore, veçmas NATO-s dhe BE-së të cilat për shumë vite japin kontribut për stabilizimin e kësaj pjese të botës. Kroacia gjithashtu ka qenë viktimë e agresionit brutal, mirëpo nuk duhet të jetojmë me këtë histori, por duhet të shkojmë përpara. Natyrisht do të ndërtojmë një ardhmëri. Mirëpo viktimat tona në luftën për pavarësi ne nuk i harrojmë dhe kurrë nuk do t’i harrojmë”, ka thënë Bebic.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka shprehur mirënjohjen për ndihmën e vazhdueshme që shteti kroat ka dhënë dhe po jep për Kosovën.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS