Në takimin shkencor të organizuar sot nga shoqata e Nefrologjise, ne kuadër të Ditës Boterore të Veshkave, Drejtori i FSDKSH, Astrit Beci tha se "vetëm në pak muaj u shkurtuan me 45 % listë-pritja për transplantin në veshka.
Drejtori i FSDKSH, Astrit Beci, tha se, sot kemi një ndryshim cilësor për pacientët, me finacimin e paketave të plota të nefrologjisë siç është dializa dhe transplanti ne veshka.
Beci sqaroi se me shkurtimin e kohës për listë-pritjen, në vitin 2016 , do të mundësohet heqja e listë-pritjes, pasi do të mund të realizohen edhe transplantet e mbetura gjatë kësaj periudhe.
Nga ana e tij, prof. Myftar Barbullushi u shpreh se " në 3 vitet e fundit, ka nje rritje progresive te incidences së sëmundjeve të veshkave në Shqipëri. Sipas studimeve te fundit, çdo njeri ka 59.9% mundesi rreziku te vuaje nga semundjet e veshkave". Ndërkaq, ai shtoi se "sot situate e trajtimit të personave që vuajnë nga veshkat është përmirësuar dukshëm në Shqipëri. "Falë mbështetjes financiare të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ne kemi mbulim absolute të dializës për pacientët tanë", tha ai.
Aktualisht FSDKSH financon shërbimin e dializës për rreth 900 pacientë që përfitojnë shërbimin në spitalet publike dhe private. Sa i takon transplanteve, janë kryer me sukses 5 të tilla me financim nga FSDKSH dhe janë në process disa të tjera./atsh/









