Beçiroviç në Tiranë
“Boshnjakët të njihen si minoritet”

Beçiroviç në Tiranë<br />“Boshnjakët të njihen si minoritet”
TIRANË – Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina duhet të thellojnë marrëdhënien tregare mes tyre, për të mos mbetur vetëm në nivel politik.
Në këtë konkluzion kanë arritur kryetarja e Kuvendit, Topalli dhe ai i Bosnjës, Beçiroviç, gjatë vizitës së këtij të fundit në Tiranë.
“Duhet të kemi takime mes dy parlamenteve tona, të paktën një herë në dy vite. Shkëmbimet tregtare nuk i përgjigjen marrëdhënieve të mira mes parlamenteve. Ndaj do punohet që të ketë përgjigje konkrete edhe në këtë drejtim”, tha kryeparlamentarja Topalli.
Sipas saj, turizmi malor është një eksperiencë e mirë, që mund të adaptohet nga Bosnja.
Ndërsa kryeparlamentari boshnjak, Denis Beçiroviç se përballë krizës ekonomike, vendet tona të rajonit duhet të përgjigjen me një bashkëpunim në të gjitha fushat e interesit reciprok.

“Ne diskutuam se çfarë mund të bëjmë më shumë që minoriteti boshnjak të njihet zyrtarisht në Shqipëri. Dhe nga ana tjetër, dëshirojmë të kemi kontakte edhe me përfaqësues të bizneseve të dy vendeve që të rrisim zhvillimin”, tha zyrtari i lartë i Bosnje Hercegovinës.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online