Beckham: “Dua të mbahem mend si futbollist i suksseshëm”

Beckham:  “Dua të mbahem mend si futbollist i suksseshëm”
"Dua të mbahem mend si një futbollist i suksesshëm”, këtë dëshirë ka shprehur ylli i futbollit, David Beckham, për revistën Esquire. Beckham është cilësuar si një futbollistët më të mirë të kombëtares angleze, ku për shumë vjet ka qenë edhe kapiteni i tyre.
“ Do dëshiroja të kujtohesha si një futbollist i mirë, pasi këtë gjë kam bërë për gjithë këto vite dhe në të ardhmen asgjë nuk është e sigurt”, ka pohuar David.
37 vjeçari i cili aktualisht luan me Los Angeles Galaxy, do të dëshironte ta mbyllte me sukses karrierën e tij si futbollist. Përpos futbollit simpatiku David Beckham, është angazhuar edhe me modelim, duke u bërë kështu një nga ikonat mashkullore më me shije dhe klas në gjithë botën.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës, Karabina: Policia tentoi ta manipulojë, ngjarja dëshmon degradimin e shtetit! Të hetohen organet kompetente

Vrasja e Egli Progës, Karabina: Policia tentoi ta manipulojë, ngjarja dëshmon degradimin e shtetit! Të hetohen organet kompetente