Befason Donald Trump: Nëse mundem nga Joe Biden, largohem nga vendi

Befason Donald Trump: Nëse mundem nga Joe Biden, largohem nga vendi

Presidenti amerikan Donald Trump është në përpjekje për të fituar mandatin e tij të dytë si kreu i shtëpisë së Bardhë dhe për të siguruar mbështetjen e elektoratit po e godet kundërshtarin e tij demokrat me të gjitha format.

Gjatë takimit të mbajtur në Giorgia Trump u shpreh “ për mua është një presion shumë i madh të kandidoj kundër kandidatit më të keq në histori. Imagjino sikur të humbas. Nuk e di çfarë do të bëja madje do të mund të largohesha nga vendi.

Presidenti gjithashtu tha se ai nuk do të merrte pjesë në asnjë mbledhje fondesh gjatë 2020.

“Unë mund të mbledh më shumë para, Unë mund të jem personi i cili ka grumbulluar më shumë fonde por thjesht nuk dua ta bëj.”

Sipas burimeve, Joe Biden ka mbledhur 383 milionë dollarë, ndërsa Trump ka mbledhur rreth 247 milionë dollarë. Kanë mbetur vetëm 18 ditë nga zgjedhjet, dhe deri më tani kanë votuar 20 milionë persona, një shifër kjo tejet e lartë e cila ka ardhur edhe për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.

Kandidati demokrat Joe Biden udhëheq me 54% ndërsa Trump me 43%.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ariu: 17/10/2020 22:05

    Hajde jeto në lalëz me ilirin Saliun Lulin dhe macet e monikës

    Përgjigju
  • Vicidoli: 17/10/2020 14:47

    Hajt ne te sames e thefsh qafen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Balla takim me drejtuesit e Shoqatës së Avokatëve Shqiptarë në Itali: Po punojmë për zgjidhjen e problematikave me njohje dokumentash dhe lehtësim procedurash konsullore

Balla takim me drejtuesit e Shoqatës së Avokatëve Shqiptarë në Itali: Po punojmë për zgjidhjen e problematikave me njohje dokumentash dhe lehtësim procedurash konsullore