Kuksi ka pësuar humbje të thellë gjatë sfidës me skuadrën e Lushnjes me rezultatin 1-3.

Ky rezultat nuk është pësuar asnjëherë nga skuadra e Kukwsit. Ekipi i Kuksit ka nxjerr në fushë lojtarët Koliçi, Idrizi, Shameti, Hoxha, Rrumbullaku, Ethemi, Imami, Musolli, Bakaj, Guri, Alijev Trajner: Mlladen Milinkoviç.

Ndërsa skuadra e Lushnjes ka luajtur me Spaho, Meto, Prençi, Marku, Mone, Pepa, Gava, Papa, Alushi, Canka, Sefa Trajner: Hysen Dedja.

Skuadra myzeqare ka befasuar me nivelin e ndeshjes, për këtë ka ndikuar përgatitja për një kohë të gjatë, Prençi në minutën e 12 ka kaluar në avantazh skuadrën, më pas ka barazuar Kukwsi në minutën e 47-të. Ka qenë Fatjon Sefa ai që ka vulosur rezultatin duke shënuar dy gola për ekipin e Lushnjes në minutën e 66-të dhe 82-të.

Pas kësaj ndeshje Kukwsi ngelet në kuotën e 22 pikëve ndërsa Lushjna plotësoj 8 pikë.

Rezultati do ndikoj edhe në të ardhme e trajnerit të Kukwsit, Mlladen Milinkoviç.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com