Begaj dekreton Adea Pirdenin si ministre të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Begaj dekreton Adea Pirdenin si ministre të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Adea Pirdeni

TIRANË- Një ministri e ri do t’i shtohet kabinetit qeveritar. Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar propozimin e Ramës, duke emëruar kështu Adea Pirdenin si ministre e shtetit për Administratën Publike dhe Anti-Korrupsionin.

Pireni u propozua nga kreu i qeverisë më datë 11 janar, ndërsa mbante postin e zëvendësministrit të Drejtësisë dhe të zv.kryenegociatores me Bashkimin Evropian. Sipas Ramës, krijimi i këtij dikasteri të ri do të ndihmojë në qasjen e re ndaj administratës publike. 

Ky është ndryshimi i dytë në kabinetin qeverisës. Më 12 janar Blendi Gonxhja u dekretua në krye të ministrisë së re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ervin Mete u shkarkua nga detyra e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe u emërua në detyrën e Ministrit të Financave. Gjithashtu, Begaj dekretori edhe shkarkimin e Elva Margaritit nga detyra e Ministres së Kulturës.

Adea Pirdeni u emërua zëvendësministre e Drejtësisë shtatorin e vitit 2020, teksa vinte nga bota akademike si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë. Gjatë këtyre mbi 3 viteve Pirdeni ka mbuluar në portofolin e saj kryesisht çështje të integrimit evropian si pjesë e Grupit Negociator për Aderimin e Republikës së Shqipërisë në BE për Kapitullin 23 mbi “Gjyqësorin & të Drejtat e Njeriut”, antikorrupsionit dhe kuadrit strategjik në fushën e drejtësisë.

Dekreti për emërimin e Adea Pirenit

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun