Presidenti Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit, Edi Rama ka dekretuar sot lirimet e 3 ambasadorëve. Bëhet fjalë për Ilir Boçkën, i cili është liruar nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Serbi, Sami Shiba nga detyra e Ambasadorit në Arabinë Saudite, rezident, nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bahreinit, Sulltanatin e Omanit dhe në Republikën e Jemenit, jorezident.

Po ashtu, Begaj dekretoi lirimin e Arben Gazionit nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bjellorusisë dhe në Republikën e Uzbekistanit, jorezident.

Gjithashtu Presidenti i Republikës, Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi sot emërimin e 5 ambasadorëve.

Kështu sot u dekretua edhe emërimi i Genc Pecanit, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bjellorusisë dhe në Republikën e Uzbekistanit, jorezident.

Begaj emëroi lirimin e Bardhyl Canajt, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Serbisë, rezident.

Po ashtu, Presidenti i Republikës dekretoi emërimin e Artur Kukos, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Vendeve të Ulëta, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë pranë Organizatave për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCË), jorezident.

Begaj gjithashtu dekretoi emërimin e Saimir Balës, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Arabisë Saudite, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bahreinit, Sulltanatin e Omanit dhe në Republikën e Jemenit, jorezident.

Gjithashtu u dekretua emërimi i Arten Hankut, si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovakisë, rezident.