Begaj i përgjigjet Sekretares së Brendshme britanike: S’mund t’i quash shqiptarët kriminelë, shumë prej tyre janë integruar në Britani dhe paguajnë taksa

Presidenti Bajram Begaj, nga Kukësi, i ka kthyer përgjigje sekretares së brendshme britanike Suella Braverman lidhur me deklaratën bërë nga kjo e fundit se shqiptarët që shkojnë në vend ilegalisht me gomone po pushtojnë Mbretërinë e Bashkuar, duke i cilësuar ata si kriminelë.

“Nuk jam dakord me deklaratat e bëra nga ministrja e brendshme, nuk mund të anatemohen dhe të etikitohen si pushtues për faktin qe shqiptarët jetojnë e punojnë kudo në botë. Janë integruar në shumë vende të botës dhe kanë ndërtuar jetën dhe punuar në mënyrë normale duke paguar taksa. Nuk është e drejtë te bullizohen në këtë lloj gjeje. Natyrisht ka edhe elementë anësorë, të padëshiruar që mund të kenë lidhje me krimin. Si këto nuk janë vetëm shqiptarë”, tha Begaj.

Presidenti Begaj thotë se i ka sugjeruar Britanisë së Madhe që të bëjë investime në Shqipëri, kryesisht në Kukës, Tropojë, Dibër e Has, pasi në këto zona ka shumë persona që zgjedhin të emigrojnë për një jetë më të mirë. Këto investime sipas Begajt do përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe mund të jetë një metodë për të ndalur emigrimin drejt Britanisë. Një tjetër sugjerim i Begajt është ngritja e një konsullate angleze në Kukës me qëllim që të jepen viza për qytetarët që të ikin në Britani dhe të punojnë si punëtorë sezonal.

“I kam kërkuar qeverise britanike investimet e saj ti bëjë në drejtim te zonave ku ka emigrantë për faktin që problemi duhet të evidentohet dhe pas evidentimit të gjejmë rrugët e duhura për të përballuar këtë lloj gjëje. rruga e duhur, kërkesa ime për ta është që investimet e qeverise angleze ne këtë rajon të bëhen të prekshme nga qytetarët. mos të jenë vetëm në kuadrin e këshillave por të jenë investime me qëllim që këta qytetarë që ikin për një jetë më të mirë të punojnë e te jetojnë në Kukës, Dibër, Has e Tropojë. kërkesë tjetër e imja ka te beje me hapjen e një mikrokonsullate angleze në Kukës dhe të bëjë të mundur që qytetarët të ikin me viza të rregullta te përkohshme për të punuar si punëtor sezonal”, tha Begaj

Presidenti dha edhe një mesazh drejtuar autoriteteve të qeverisë së Kosovës lidhur me situatën më të fundit në veri të Kosovës.

“Mesazhi im për autoritetet e Kosovës është të ruhet qetësia, të vazhdojë dialogu sepse vetëm përmes dialogut mund të arrihet zgjidhja e problemit. Situata globale në tërësi eshët e cenuar. Situata është e qete por shumë e brishtë dhe në çdo kohë mund te këtë tensione. Ne si komb duhet të ruajmë qetësinë dhe të mos biem pre e provokimeve”, tha Begaj.

Presidenti Begaj qëndroi në Kukës, ku nisi edhe turin e takimeve në vend. Kreu i Shtetit u mirëprit nga Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici si dhe prefekti i Qarkut Kukës, Ali Hallaci. Presidenti Begaj zhvilloi një vizitë te Kulla e Qëndresës, simbol i solidaritetit dhe mikpritjes për qindra mijëra shqiptarë të Kosovës që u larguan nga toka e tyre gjatë luftës së vitit 1999.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër