Begaj në Bullgari, merr mbështetje për integrimin! Presidenti Bullgar: Integrimi i Ballkanit i vonuar, na keni krah

Bullgaria e mbështet fuqimisht Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Europian dhe garancinë presidenti Bajram Begaj e mori nga Sofja ku u takua me homologun Rumen Radev. Dy krerët e shteteve ishin në një linjë se integrimi i Ballkanit Perëndimor është i vonuar.

Nga Sofia ku ndodhet për një vizitë zyrtare, presidenti i republikës Bajram Begaj u shpreh se Ballkani Perëndimor është investim strategjik për BE-në. Mbështetje për integrimin e vendit tonë ofroi edhe homologu i tij Rumen Radev, sipas të cilit, anëtarësimi i Ballkanit në BE, është i vonuar.

‘Në kuadër të integrimit evropian vlerësoj se me Bullgarinë ndajmë të njëjtën qasje, se Ballkani Perëndimor është një investim strategjik për Bashkimin Evropian dhe se procesi i zgjerimit duhet të vijojë me vendosmëri. Integrimi evropian për Shqipërinë është projekti më madhor dhe strategjik. Kushtet aktuale të sigurisë së kontinentit tonë pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë janë bërë shumë delikate, ndaj dhe vlerësova se fokusi gjeopolitik i Bashkimit Evropian ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor duhet të jetë një ndër prioritetet kryesore të tij. Vlerësova mbështetjen konsekuente dhe të spikatur të Bullgarisë në këtë drejtim dhe shpreha besimin se kjo mbështetje do të vijojë edhe përgjatë gjithë procesit të negociatave të aderimit, ndërsa lidhur me bashkëpunimin rajonal vlerësova rolin dhe kontributin e Bullgarisë për iniciativat e ndryshme rajonale, ku të dyja vendet tona janë anëtare, si dhe mbështetjen që i ka dhënë Procesit të Berlinit.’- tha Begaj.

Dy presidentët folën për rëndësinë e korridorit të tetë si në projekt që afron Bullgarinë dhe Shqipërinë, ndërsa u ndalën tek bashkëpunimi në shumë fusha.

‘Një vlerë e shtuar në këtë drejtim, dhe që duhet shfrytëzuar sa më mirë, është dhe projekti gjeostrategjik i Korridorit 8-të, për të cilin shpreha mirënjohjen për lobimin domethënës të Bullgarisë në përfshirjen e tij në rrjetin e transportit Trans-Evropian.’- u shpreh Begaj.

Gjatë konferencës, presidenti Begaj e falënderoi homologun bullgar për mbështetjen ndaj Kosovës në përpjekjen për anëtarësim në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare.

Nga ana tjetër Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev, tha se Shqipëria është para hapjes së negociatave. Më tej ai shtoi se Maqedonia e Veriut duhet të japë garanci në kushtetutën e vet, pasi duhet të respektojë të drejtat e minoritetit bullgar.

‘Rruga drejt BE-së e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është një rrugë e ndarë. Tani Shqipëria është para hapjes së negociatave. Për Maqedoninë e Veriut, rruga është ndryshe pasi Bashkimi Evropian insiston në këtë që të respektohen kriteret e Kopnehagentit. Maqedonia e Veriut duhet të japë garanci në kushtetutën e vet pasi duhet të respektojë të drejtat e minoritetit bullgar. Atje do të bëhet e mundur që të zhvillohet konferenca e përbashkët për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut. Çdo shtet duhet të respektojë rregullat.’- tha Radev.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale