Begaj kthehet si kampione, por 
në aeroport nuk e pret askush

Begaj kthehet si kampione, por <br />në aeroport nuk e pret askush<br>
Ka mbërritur pasditen e sotme në aeroportin "Nënë Tereza" kampionia e botës në peshëngritje, Romela Begaj, e cila mori medalje ari në botërorin e zhvilluar në SHBA.

Por përveç gazetarëve, atje nuk është parë asnjë politikan dhe as ka patur ndonjë organizim për të pritur ashtu siç e meritojnë kampionët, me nderime dhe ceremoni.

Kjo, sidoqoftë, nuk e ka penguar aspak kampionen tonë të deklarojë se medalja e arit ishte për të gjithë shqiptarët. "Medalja e artë nuk ishte vetëm për mua, por për Shqipërinë", tha Begaj.

Ajo tregoi se është stërvitur për një vit rresht për të arritur titullin e kampiones së botës, një arritje kjo e merituar e që duhet vlerësuar nga çdo njeri.

"Jam shumë e lumtur që arrita këtë rezultat, të dal kampione bote me medalje të artë dhe nënkampione. U vlerësua sakrifica ime. E kam marrë me gjak këtë rezultat dhe nuk ishte e lehtë", tha Begaj, e cila shprehu synimin për medaljen olimpike. 

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e Ramës mbi dosjet e evazionit, Prokuroria e Tiranës publikon shifrat

Akuzat e Ramës mbi dosjet e evazionit, Prokuroria e Tiranës publikon shifrat