Begaj në Estoni: Mbështesim njëri-tjetrin në sfidat e përbashkëta

Begaj në Estoni: Mbështesim njëri-tjetrin në sfidat e përbashkëta

Bajram Begaj dhe Kristen Michal

Presidenti Bajram Begaj, gjatë qëndrimit në Estoni, zhvilloi takime të veçanta me kryeministrin, Kristen Michal, kryetarin e parlamentit, Lauri Hussar, dhe me autoritete të tjera, ku bisedoi për rritjen e bashkëpunimit dypalësh dhe forcimin e aleancës si vende të rreshtuara në anën e duhur të historisë në përballjen me sfidat e përbashkëta për garantimin e sigurisë, paqes dhe zhvillimit

Kjo vizitë në Estoni, - siç u shpreh Begaj gjatë bisedës me Michal, - ka qenë shumë e frytshme dhe dëshmi e angazhimit të plotë të Shqipërisë për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve.

Begaj theksoi faktin se distanca gjeografike ndërmjet Shqipërisë dhe Estonisë nuk përbën asnjë pengesëpër vendet që mbrojnë të drejtën dhe ligjet ndërkombëtare, si dhe nuk e frenon forcimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e investimeve dhe turizmin.  

“Le të forcojmë miqësinë tonë duke zgjeruar rrugët e bashkëpunimit ekonomik e duke mbështetur njëri-tjetrin në sfidat e përbashkëta me të cilat përballemi”, theksoi Begaj gjatë bisedës me Michal, të cilin e falënderoi për ndihmën ndaj Shqipërisë passulmit kibernetik të vitit 2022 dhe asistencën për reformat administrative.

Ndërsa vlerësoi miqësinë mes dy popujve, Kreu i Shtetit solli në vëmendje disa momente historike të përbashkëta të Estonisë nën pushtimin sovjetik dhe të shkuarën  komuniste të Shqipërisë e cila, sipas Presidentit Begaj, ka vuajtur si askush tjetër nën pushtimin e kësaj ideologjie. Duke u ndalur në marrëdhëniet Shqipëri-Estoni ndër vite, Begaj falenderoi Michal për mbështetjen në procesin e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE dhe për rolin si “avokate e fortë e zgjerimit të Unionit me Ballkanin Perëndimor.

Më tej ai përsëriti qëndrimin se Bashkimi Evropian në këtë moment ka nevojë strategjike për t’u zgjeruar në Ballkanin Perëndimor përballë rrezikut të influencës së aktorëve të tretë në rajon. Shqipëria, - theksoi ai, - ka konfirmuar besnikërinë e palëkundur ndaj politikave Euroatlantike dhe së fundi e ka dëshmuar këtë me mbështetjen në çdo formë ndaj Ukrainës:

Ndërkohë, në takimin me Kryetarin e  Parlamentit, Hussar,dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Estoni-Shqipëri, Eerik-Niiles Kross, u theksua nevoja e rritjes së bashkëpunimit përmes grupeve parlamentare.

Një pritje e veçantë iu rezervua Begajt nga kryetari i bashkisë së kryeqytetit Talin, Jevgeni Ossinovski, si edhe nga Urmas Klaas, kryetar i bashkisë së qytetit Tartu.

Gjatë qëndrimit në Estoni, Begaj, vizitoi qendrat më të rëndësishme të teknologjisë së informacionit dhe kibernetikës në Talin, si edhe Universitetin e Tartu-së në Kolegjin e Mbrojtjes së Vendeve Baltike.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi