Data e zgjedhjeve 2025/ Presidenti nis takimet me partitë! ‘Të vegjlit’ propozojnë 4 majin! Begaj: Hapi i parë i një procesi që duhet të jetë model

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka nisur konsultimet me partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve parlamentare 2025. Takimin e parë, Begaj e zhvilloi me krerët e partive të vogla opozitare, të cilët kanë propozuar 4 majin si datën më të përshtatshme për zhvillimin e zgjedhjeve. 

Fatmir Mediu i Partisë Republikane, Vangjel Dule i PBDNJ, Dashamir Shehi i LZHK dhe Agron Duka i PAA, ishin kerët e parë të partive poltike që u pritën nga kreu i shtetit. Arsyen se përse propozuan datën 4 maj, Duka e shpejgoi me zhvillimin e samitit të Komunitetit Politik Europian që sipas tij pritet të mbahet më 9 maj në Tiranë dhe do mbledhë liderë nga e gjithë Europa. Por, ende s'ka një datë zyrtare se kur do zhvillohet ky takim. 

'Të vegjlit' e shohin më të përshtatshme që zgjedhjet të mbahen para këtij samiti me rëndësi që pret Tirana, me qëllim që sipas tyre mos të përdoret nga kryeministri Rama pasi kjo mund të ndikojë në elektorat, edhe pse Duka theksoi se në fund dihet që vendosin dy partitë e mëdha.

“Ne propozuam datën 4. Kushtetuta e përcakton 15 prill-15 maj. Më e arsyeshme për ne është maji, por duke qenë se përfiltet që me datë 19 ka një aktivitet me pjesëmarrje të kryeministreve të Europës kjo mund të ndikojë në zgjedhje dhe mendoj se data 11 është e papërshtatshme. Besoj do të takojë edhe të tjerët presidenti, por në fund të fundit ata që do vendosin dihet se kush janë", tha Duka për mediat. 

Për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare para punimeve të këtij samiti në Tiranë, Duka shpreson që në të njëjtën linjë të jetë edhe Partia Demokratike. 

"Kjo është logjike, ne jemi në opozitë. Ju a mendoni kështu si unë, ka efekt nëse këtu ka një ngjarje kaq madhore? Po. Edhe PD të njëjtin qëndrim do mbajë”, tha Duka.

Ndërkohë, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi tha se ka propozuar si datë një prej 2 të dielave të fundit që lejon Kushtetuta, pra 4 ose 11 majin. Për mediat ai shpjegoi se ky propozim vjen pasi ende nuk janë përcaktuar modalitetet për votën e diasporës dhe janë në pritje të një vendimi nga Gjykata Kushtetuese për paditë për listat.

"Mundësia e bërjes së procedurës dhe kohës për t’iu adresuar diasporës dhe pritja  e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, janë dy datat fundore më të përshtatshme sipas opinionin dhe mendimit të PDIU”, tha Idrizi për mediat.

Vetë Begaj, në një reagim në rrjetin social ‘Facebook’, konsultimet i quan hapin e parë të një procesi elektoral që duhet të jetë model.  

"Vullneti politik i zgjedhësve duhet të ngjizet bazuar në debatin e hapur, transparent e konstruktiv, në ballafaqimin civil të alternativave, keqpërdorim të pushtetit administrativ dhe atij zgjedhor, apo në oferta elektorale të paligjshme.

Një proces i drejtë elektoral ka hap të parë caktimin e datës së zgjedhjeve, duke u nisur nga interesi më i mirë i zgjedhësve, duke peshuar me paanësi argumentet pro dhe kundër secilës alternativë dhe duke tërhequr në vendimmarrje zërin e një spektri të gjerë aktorësh politikë e institucionalë", shkruan Begaj. 

Begaj do të presë të enjten përfaqësuesin e Partisë së Lirisë, ndërsa më 25 nëntor janë caktuar takimet e fundit me partitë e mëdha, PS dhe PD, e cila me gjasë pas përplasjes së fundit me kreun e shtetit pritet të bojkotojë konsultimet.

Presidenti Bajram Begaj, duhet të shpallë dekretin për datën e zgjedhjeve parlamentare brenda 10 ditëve të para të muajit dhjetor. Sipas ligjit elektoral, Begaj duhet ta dekretojë datën e zgjedhjeve jo më vonë se 9 muaj para mbarimit të mandatit të deputetëve, i cili përkon me 10 shtatorin e vitit 2025. Kushtetuta e përcakton 15 prill-15 maj, periudhën kohore për zhvillimin e zgjedhjeve. Por, mbetet për t’u parë se cilën prej 4 të dielave do të dekretojë presidenti Begaj pas konsultimit me të gjitha partitë politike, mes tyre edhe dy partitë më të mëdha PS e PD.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:02
Konsultimet me partitë politike për zgjedhjet 2025, Begaj: Hapi i parë i një procesi që duhet të jetë model

1731949927_bajrambegaj.JPG

Presidenti Bajram Begaj, pas konsultimeve me partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve parlamentare 2025, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se dekretimi i datës së zgjedhjeve shënon fillimin e një procesi intensiv konsultash.

Begaj i quan konsultimet me partitë politike si hapin e parë të një procesi elektoral që duhet të jetë model.  

'Dekretimi i datës së zgjedhjeve duhet të shënojë fillimin e një procesi intensiv konsultash dhe llogaridhënie për të gjithë aktorët politikë, qeveritarë e opozitarë. Ky proces thelbësor për demokracinë duhet të shndërrohet në shfaqje të mirëfilltë pjesëmarrjeje dhe angazhimi qytetar. Diskutimi i çiltër, i përgjegjshëm, serioz dhe vizionar, duhet të shoqërojë çdo hap të komunikimit të politikanëve me zgjedhësit.

Vullneti politik i zgjedhësve duhet të ngjizet bazuar në debatin e hapur, transparent e konstruktiv, në ballafaqimin civil të alternativave, keqpërdorim të pushtetit administrativ dhe atij zgjedhor, apo në oferta elektorale të paligjshme. Një proces i drejtë elektoral ka hap të parë caktimin e datës së zgjedhjeve, duke u nisur nga interesi më i mirë i zgjedhësve, duke peshuar me paanësi argumentet pro dhe kundër secilës alternativë dhe duke tërhequr në vendimmarrje zërin e një spektri të gjerë aktorësh politikë e institucionalë", shkruan ai. 

Ora 11:57
Data për zgjedhjet 2025/ Idrizi pas takimit me Begajt: Propozova 2 të dielat e fundit, ende s’janë përcaktuar modalitetet për votën e diasporës! Pritet vendim nga Kushtetuesja për listat

 

Pas takimit me Presidentin Bajram Begaj, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi tha për mediat se i ka shprehur Presidentit shqetësimin se para caktimit të datës së zgjedhjeve do duhet të merret parasysh që ende nuk janë përcaktuar modalitetet për votën e emigrantëve.

Po ashtu, Idrizi tha se ende janë në pritje të vendimi të Gjykatës Kushtetuese për padinë që është bërë nga partitë e vogla kundër Kodit të Ri elektoral të dakordësuar nga PD dhe PS për mbylljen e listave me 1/3.

Idrizi tha se PDIU sheh si datë më të përshtatshme dy të dielat e fundit që lejon Kushtetuta për mbajtjen e zgjedhjeve, pra përkatësisht i bie 4 ose11 maji.

“Patëm një diskutim konstruktiv me presidentin për datën e zgjedhjeve që tashmë është një traditë. Datat janë të njohura, ka nevojë për më shumë kohë për votimin e emigrantëve, akoma s’ka dakordësi te sistemi rregullator për modalitetet dhe procedurat duhet të ketë një kohë të arsyetuar. Kjo ka qenë gjithmonë provokativë e partive të mëdha, edhe dakordësia për kodin zgjedhor u bë mes tyre. Atë ditë zgjedhin shqiptarët, gjithë partitë janë të barabarta. Do jetë edhe kohë e muajit të Ramazanit, që prapë duhet marrë parasysh nga pikëpamja kohore. Lëvizim mes datës 9 dhe dy datave të tjera, Unë dhashë si kërkesë apo opinion, është fakt që për sa kohë s’ka dakordësi për rregullatorin, për modalitete e votës së emigrantëve, duhet marrë parasysh që s’ka dakordësi. Do doja një datë sa më të arsyeshme, jo dita e parë. Me dakordësinë për mbylljen e listave, se kuptoj ku ishte avantazhi i partive të opozitës. Presim akoma një vendim të GJykatës Kushtetuese për listat e hapura. Data e zgjedhjeve është data kur gjithë partitë politike pushojnë dhe e merr pushtetin qytetari. S’mund të ndodhë që partitë përmes dakordësive dy palëshe kur ndërkohë jemi shumë aktorë ti japin avantazh zgjedhor vetes së tyre. Për të dhënë më shumë kohë, për të kuptuar modalitetet se si do të votojë diaspora. Mundësia e bërjes së procedurës dhe kohës për t’iu adresuar diasporës dhe pritja  e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, janë dy datat fundore më të përshtatshme sipas opinionin dhe mendimit të PDIU”, tha Idrizi për mediat.

Ora 10:59
‘Të vegjlit’ kërkojnë zgjedhje me datë 4 maj, Duka pas takimit me Begajn: Të mbahen para Samitit të Komunitetit Politik që pret Tirana, mos të përdoret nga Rama

 

Kreu i PAA, Agron duka ka folur për mediat pas takimit me presidentin Bajram Begaj për konsultat lidhur me datën e zgjedhjeve 2025. Duka tha se partitë e vogla opozitare kanë propozuar datën 4 maj, si datën më të përshtatshme për zgjedhjet, duke thënë se duan që të zhvillohen para Samitit të Komunitetit Politik Europian që pritet të mbahet më datë 9 maj në Tiranë. Sipas Dukës kjo mund të ndikojë edhe në zgjedhje.

“Ne propozuam datën 4. Kushtetuta e përcakton 15 prill-15 maj. Më e arsyeshme për ne është maji, por duke qenë se përfiltet që me datë 19 ka një aktivitet me pjesëmarrje të kryeministreve të Europës kjo mund të ndikojë në zgjedhje dhe mendoj se data 11 është e papërshtatshme. Besoj do të takojë edhe të tjerët presidenti, por në fund të fundit ata që do vendosin dihet se kush janë. Ne kemi dhënë mendimin tonë. Kushtetuta përcakton 4 të diela, data 1 është  e përcaktuar në kushtetutë dhe diskutohet patjetër. Por për shkak se paragjykohet për atë që u thashë, mund të ndikojë edhe në zgjedhje, se i bie të mbyllë fushatën me datë 9 të mbledhë të Europës, të flasë si do ai dhe kjo nuk është normale sipas mendimit tim. Kjo është logjike, ne jemi në opozitë. Ju a mendoni kështu si unë, ka efekt nëse këtu ka një efekt kaq madhor? Po. Edhe PD të njëjtin qëndrim do mbajë”, tha Duka.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eni: 21/11/2024 13:31

    ptu plehra keta skane elektorat dhe marrin lek nga taksat tona KQZ duhet ti shkrij si parti..urgjent tallje me popullin te jene keta mostra akoma

    Përgjigju
  • Pi...some: 20/11/2024 12:13

    Po keto lloj ftyrash m...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Detaje të reja nga eksplozivi në ballkonin e katit të 9 të një pallati: Aty hynte dhe dilte vazhdimisht Bernard Sinomati, vëllai i 'Buzëderrit; të Vlorës

Tiranë/ Detaje të reja nga eksplozivi në ballkonin e katit të 9 të një pallati: Aty hynte dhe dilte vazhdimisht Bernard Sinomati, vëllai i 'Buzëderrit; të Vlorës