Presidenti Begaj niset drejt Azerbajxhanit, pjesë e forumit të 12-të global Baku

Presidenti Begaj niset drejt Azerbajxhanit, pjesë e forumit të 12-të global Baku

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u nis sot në një udhëtim zyrtar drejt Azerbajxhanit, ku do të marrë pjesë në Forumin Global të Baku-t, i cili zhvillohet nga datat 13 deri më 15 mars.

Kreu i Shtetit do të ketë një fjalim të posaçëm në forum, i cili këtë vit trajton çështjen: “Rishikimi i Rendit Botëror, shndërrimi i sfidave në mundësi”.

Në agjendën e Presidentit Begaj janë parashikuar edhe takime të veçanta më liderët pjesëmarrës në forum.

Drejtues shtetesh dhe qeverish, liderë politikë dhe aktivistë me ndikim botëror mblidhen çdo vit në Forumin Global Baku, ku diskutojnë dhe adresojnë zgjidhjen e sfidave më urgjente të kohës.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

Krisafi për Report Tv: Europa po armatoset ndaj Rusisë, ndërsa ukrainasit e mbështesin më shumë Zelenskyn përballë sulmeve të Trump

Krisafi për Report Tv: Europa po armatoset ndaj Rusisë, ndërsa ukrainasit e mbështesin më shumë Zelenskyn përballë sulmeve të Trump