Presidenti Bajram Begaj, niset sot, më 10 shtator, për të marrë pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve në Procesin e Brdo Brijunit, i cili këtë vit do të organizohet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Në këtë takim të organizuar nga Maqedonia e Veriut, Sllovenia e Kroacia, pritet që liderët të miratojnë një deklaratë të përbashkët, ku të evidentojnë sfidat dhe prioritetet rajonale, fokusuar edhe në integrimin vendeve të ballkanit në BE
Pjesë e këtij samiti janë edhe Shqipëria, Kosova, Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi.
Brdo-Brijuni është një organizim shumëpalësh vjetor në Ballkanin Perëndimor, e iniciuar në vitin 2013 nga presidenti slloven Borut Pahor dhe ai kroat Ivo Josipović.
Përgjatë dy ditëve Presidenti Begaj do të zhvillojë edhe takime të karakterit dypalësh, si edhe do të takohet me liderët e partive politike shqiptare.
Presidenti Bajarm Begaj është nisur për në Maqedoninë e Veriut, ku do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Brdo Brijunit. Por, fillimisht Begaj është ndalur në Vermicë te kufirit Shqipëri-Kosovë, ku u takua me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi. Nuk dihet për çfarë biseduan pasi nuk pati prononcim për mediat.