Begaj pret gjeneralin turk, vlerëson dhënien e dronëve Bajraktar dhe ndihmën ndaj Kosovës! Bashkëpunim i mirë në mbrojtje   

Begaj pret gjeneralin turk, vlerëson dhënien e dronëve Bajraktar dhe ndihmën ndaj Kosovës! Bashkëpunim i mirë në mbrojtje   

Presidenti Bajram Begaj dhe gjenerali turk Metin Gürak

Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dhënë vlerësime ndaj Turqisë për kompletimin e ushtrisë shqiptare me dronët Bayraktar, si dhe ndihmën e dhënë ndaj Kosovës me mbështetjen për Forcën e Sigurisë dhe përmes FKOR-it, ku Turqia ka aktualisht komandën.

 Vlerësimet Begaj i dha sot gjatë një takimi që zhvilloi me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjeneral Metin Gürak.

Presidenti i Republikës theksoi gjatë bisedës se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë janë në nivele shumë të larta në të gjitha fushat. Presidenti vlerësoi se në siguri dhe mbrojte ka një bashkëpunim të shkëlqyer mes dy vendeve.

"Në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Presidenti Begaj e falënderoi Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjeneral Gürak, për ndihmën në vazhdimësi të edukimit dhe trajnimit të efektivave ushtarakë shqiptarë", informoi zyra e shtypit të presidencës ditën e sotme.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore