Begaj pret kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO: Gati të shtojmë forcat në KFOR nëse duhet! Shqipëria në krah të Ukrainës
Takimi i Begajt me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s
Presidenti Bajram Begaj ka pritur sot në takim kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiral Rob Bauer. Begaj falënderoi Admiralin Bauer për vizitën në Shqipëri në këtë kohë sfidash për paqen dhe sigurinë në hapësirën euro-atlantike, si pasojë e agresionit të paligjshëm të Rusisë ndaj Ukrainës.
Presidenti vlerësoi Admiral Bauer për drejtimin me vizion dhe përkushtim të Komitetit Ushtarak dhe kontributin që Komiteti Ushtarak jep në drejtim të përshtatjes dhe forcimit të kapaciteteve dhe kohezionit të aleancës.
Kreu i Shtetit bëri me dije se, Shqipëria mbetet e angazhuar në misione dhe operacione të NATO-s, ka rritur kontributet për vitin 2023 në KFOR, dhe është e gatshme për rritjen e tyre nëse do të jetë e nevojshme. Shqipëria qëndron në krah dhe do vijojë të mbështesë Ukrainën në aspektin politik, diplomatik dhe ushtarak.
Në vijim, Presidenti Begaj vlerësoi angazhimin e NATO-s në rajon dhe rolin e misionit të KFOR në ruajtjen e paqes dhe sigurisë. Shqipëria mbështet dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të ndërmjetësuar nga BE dhe mbështetur nga SHBA në drejtim të arritjes së një marrëveshje përfundimtare që do çojë në njohje reciproke. Presidenti Begaj theksoi se Kosova që nga viti 2008 është e pavarur dhe me vizion të qartë euro-atlantik dhe në këtë kontekst mbështet një bashkëpunim akoma më të ngushtë dhe thelluar me NATO-n.
Kreu i Shtetit diskutoi edhe lidhur me sulmin kibernetik të sponsorizuar nga Irani ndaj Shqipërisë dhe vlerësoi bashkëpunimin me NATO-n për rikuperimin nga ky sulm. Në këtë drejtim Presidenti Begaj vlerësoi thellimin e bashkëpunimit dhe kontributit që struktura, agjenci dhe entitetete të NATO-s mund të japin në drejtim të forcimit të mbrojtjes kibernetike.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
7.1%
-
Pak
10.7%
-
Aspak
82.1%
Vota total: 28
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
23 Janar, 12:07
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
Berisha emëron gjeneralin Piro Ahmetaj koordinator për Sigurinë Kombëtare dhe çështjet e NATO-s në PD
21 Janar, 12:26
-
105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar, Begaj: Kongresi i Lushnjes shpëtoi vendin nga vëllavrasja! Spiropali: Objektiva, reforma në drejtësi e anëtarësimi në BE
21 Janar, 11:05
-
Presidenti Begaj dekreton lirimin e Mustafa Nanos nga detyra si ambasador në Zvicër
21 Janar, 10:48
-
Reagimet për betimin e Trump/ Begaj: Krenohemi për aleancën me SHBA! Ambasadori shqiptar: Të forcojmë partneritetin
20 Janar, 19:30
-
Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj letër deputetëve: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi! Zgjedhje me standarde, objektiv i panegociueshëm
20 Janar, 12:28
-
Kuvend/ Bardhi sulmon Begajn: Sekretar i Taulant Ballës! Spiropali thirrje diasporës të votojë për zgjedhjet
20 Janar, 07:44
-
Thoma Gëllçi: Trump, një nuse që do të nusërojë për herë të dytë
19 Janar, 22:32
-
NATO dhe BE përforcojnë kontingjentet në Kosovë para zgjedhjeve të 9 shkurtit
19 Janar, 16:53