Begaj pret Shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, flasin për veriun e Kosovës

Zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës si dhe bashkëpunimi i mëtejshëm në fushën e mbrojtjes, si dhe sigurisë kibernetike janë diskutuar mes presidentit të Republikës, Bajram Begaj dhe Shefit të Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së Gjeneralin Daniel R. Hokanson në takimin që u mbajt sot pasdite në presidencë. 

Gjenerali Daniel R. Hokanson u shoqërua edhe nga Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim.

Presidenti Begaj diskutoi së bashku me gjeneralin Hokanson edhe mbi bashkëpunimin e mëtejshëm në fushën e mbrojtjes, si dhe sigurisë kibernetike. Së bashku me Gjeneralin Hokanson, Presidenti Begaj foli edhe për zhvillimet në rajon, ku u ndal në veçanti te zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës.

Gjatë takimit Presidenti vlerësoi bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, të cilët prej dekadash kanë ndihmuar në modernizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Ndërkohë sot ambasadorja Yuri Kim takoi drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shqiptar Vlora Hyseni ku theksoi bashkëpunimin në fushën e sigurisë kombëtare por dhe të inteligjencës.

 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin rrugor Pogradec-Lin, përplasen dy automjete

Aksident në aksin rrugor Pogradec-Lin, përplasen dy automjete