Presidenti Bajram Begaj, priti sot Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin bisedoi mbi zhvillimet më të fundit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti Begaj, pasi u informua në detaje mbi negociatat e zhvilluara me Serbinë, të udhëhequra nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përshëndeti lidershipin, maturinë dhe kurajon e treguar nga Kryeministri Kurti dhe ekipi negociator i Republikës së Kosovës, për ta pranuar planin evropian, si dhe për ta nënshkruar e zbatuar atë.
Duke u ndalur te rezultati i takimit të Ohrit, më 18 mars 2023, Presidenti Begaj vlerësoi se dakordësimi publik dhe angazhimi i palëve për të zbatuar planin evropian të normalizimit të marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe aneksin përkatës, si një pjesë integrale të tij është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.
Presidenti Begaj shprehu gjithashtu besimin se zotimi i marrë nga palët në Ohër do të respektohet plotësisht, ndërkohë do të gjenden mekanizmat e duhur për ta kthyer këtë dakordësim publik në një marrëveshje të detyrueshme e të zbatueshme për palët ndërkombëtarisht.
Lajmi kryesor:
Rama pret Kurtin në Tiranë: Të hedhë hapat për Asociacionin dhe Kishën Serbe, e mbështes! Kryeministri i Kosovës: Kërkojmë mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
I kishte mbetur 1 vit e 8 muaj burg, gjykata liron Tahirin. Si e vlerësoni?
-
E drejtë
59%
-
E gabuar
33.3%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 4976
Lajme të tjera
-
Pse “enverizmi” i Albin Kurtit nuk i duhet Kosovës, Shqipërisë, Ballkanit!
3 Qershor, 19:53
-
Deklaratat e Ramës për situatën në veri të Kosovës, Berisha: Iu përvesh Kurtit për të mbojtur Vuçiçin! Mendon se do krijojë mëshirë perëndimore për veten
3 Qershor, 18:23
-
FOTOLAJM/ Mbi 400 Vespa ikonike nga Italia, Kosova e rajoni ndaluan në sheshin 'Skënderbej'
3 Qershor, 17:39
-
Rama vizitë në Kalabri i shoqëruar nga 3 kryebashkiakë! Shkëmben dhurata simbolike me peshkopin e Eparkisë Arbëreshe të Ungrës
3 Qershor, 17:02
-
BE kërkoi zgjedhje të parakohshme në 4 komunat e veriut të Kosovës, Rama: S’mund të jetë më e qartë se kaq! Të mos vazhdohet me planin absurd
3 Qershor, 16:35
-
Historia e një borxhliu, që kërkonte sovranitet nga “fajdexhiu”
3 Qershor, 09:51
-
Rama podcast me sipërmarrës në agroturizëm: 3 histori personale të rikthimit nga emigrimi
3 Qershor, 09:34
-
Zgjedhjet në veri të Kosovës, Kurti: Jemi dakord, por bandat e dhunshme duhet të kthehen në Serbi, ose do arrestohen te ne
3 Qershor, 08:36
-
Tensionet në veri, Rama intervistë për BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo! Kosova dhe Serbia të ulen në tryezën e bisedimeve
2 Qershor, 23:00
-
I vetëm kundër të gjithëve!
2 Qershor, 21:32
-
Lulzim Basha komenton puthjen e Ramës me Melonin: Po sillet si yll Hollivudi
2 Qershor, 20:52
-
Mero Baze: Baballarët e kombit shqiptar dhe baballarët e shtetit të Kosovës, përballë Albin Kurtit
2 Qershor, 19:14