Begaj takohet me Kryeipeshkvin e Firences dhe Kardinalin Giuseppe Betori: Marrëdhëniet mes Shqipërisë e Vatikanit të shkëlqyera

Delegacioni i Atit te shenjtë Papa Francesku i kryesuar nga Kardinali i Firences Xhuzepe Betori shoqëruar nga Kardinali Yne Ernest Troshan Simoni, u pritën sot nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Gjatë takimit Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, të cilat janë reflektuar më së miri përmes vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri në vitin 2014, bekimit të 38 martirëve shqiptarë, shenjtërimit të Nënë Terezës, si dhe përmes emërimit Kardinal të Ernest Simonit.

Gjithashtu në takim u vlerësua edhe roli i komunitetit shqiptar në Itali, që ka kontribuar në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.

Presidenti dhe delegacioni i Atit të Shenjtë do te marrin pjese dhe do te bekojnë përurimin  e Përmendores së Kryengjullit Mikal ,dhuratë e Kishës Katolike shqiptare në respekt të Veprës dhe martirizimit te simbolit te Popullit Shqiptar Ernest Troshan Simonit .

Ne vazhdim , pas ceremonisë së bekimit Kardinal Xhuzepe Betori do të organizojë një meshë në Katedralen e Shën Palit.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë