Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u takua sot me bordin drejtues të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.
E pranishme ishte dhe drejtuesja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula, si dhe përfaqësuesit e institucionit; Gjergj Marku, Skënder Vrioni, Albert Nikolla dhe Altin Hoxha.
Kreu i shtetit vlerësoi angazhimin e këtij institucioni për çështjet e përballjes me të shkuarën, ndërsa i garantoi mbështetje Autoritetit në përmbushjen e funksioneve që i ngarkon ligji.
“Duke nderuar historinë, ne i thërrasim ndërgjegjes sonë që të mësojmë nga gabimet e së shkuarës. Duhet të ndërtojmë një model të së drejtës në shoqëri, që nis nga rivlerësimi i të gjitha mohimeve të dhunshme që u janë bërë ish-të persekutuarve në Shqipëri. Krijimi i kulturës së pendesës dhe ndjesës së vërtetë nga autorët e këtij persekutimi është, gjithashtu, një vonesë e pajustifikueshme. Hipokrizia dhe mungesa e konsekuencës në vendosjen e këtij modeli këto 34 vjet, duhet të marrin fund”, u shpreh presidenti ndër të tjera.
Gjatë bashkëbisedimit, kreu i shtetit theksoi edhe rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe edukimit të të rinjve shqiptarë që nuk e kanë jetuar atë regjim.
“Brezi i ri duhet të mësojë për të kaluarën, që historia të mos përsëritet”, u shpreh Begaj.
Ndërsa kemi hyrë në vitin elektoral, Presidenti i Republikës kërkoi nga Autoriteti i Dosjeve 'të bëjnë përpjekje për verifikimin në kohë të pastërtisë së figurave që do të kandidojnë në zgjedhjet parlamentare, në mënyrë që zgjedhësit të përfaqësohen denjësisht nga figura që nuk kanë lidhje me të shkuarën'.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
43.6%
-
Negativ
42.5%
-
Jam i/e dyzuar
13.9%
Vota total: 3265
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Më 11 maj pa Berishën, ‘Djathtas 1912’ prezanton programin: ‘Pro’ SPAK, po i jep fund pandëshkueshmërisë! Stop ligjeve klienteliste
15 Shkurt, 14:56
-
‘Të njëjtat sulme bëjnë ndaj drejtësisë’, Basha: Rama dhe Berisha kanë të njëjtin hall, qytetarët do t'i ndëshkojnë me votë më 11 maj
15 Shkurt, 13:52
-
Enkelejd Alibeaj: Si mund të bashkohet opozita rreth një njeriu si Berisha, me çfarë morali do i'u kërkojmë votën shqiptarëve?
15 Shkurt, 11:00
-
Eduard Zaloshnja: Kur Berisha doli me epërsi ndaj Bashës në sondazhet e mia…
15 Shkurt, 10:24
-
'Shqipot e Greqisë dhe Italisë, dëshmitarë të ndryshimit të reputacionit' Rama apel emigrantëve për t’u regjistruar! I nxit të kthehen: Korrupsioni po luftohet realisht
15 Shkurt, 09:02
-
Vota e diasporës, mbi 165 mijë aplikime nga emigrantët, KQZ miraton rreth 132 mijë kërkesa, refuzohen mbi 33 mijë
14 Shkurt, 21:33
-
Ambasada e Kosovës pritje për festën e Pavarësisë, mesazhi i Presidentit Begaj: Rama e Kurti të tejkalojnë politikat e ditës, duhet bashkëpunim më aktiv
14 Shkurt, 19:49
-
Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Konstituohen 81 KZAZ në të gjithë vendin
14 Shkurt, 16:38
-
Arben Qirezi: Bilanci i ri politik i krijuar më 9 shkurt, rruga përpara
14 Shkurt, 15:30
-
Ndarja nga jeta e Shaban Muratit, presidenti Begaj: Dhimbje për mikun tim, la pas vepra të rralla për ne!
14 Shkurt, 11:34
-
Zgjedhjet/ Kuvendi mban ‘peng’ ndryshimet në Kod, KQZ miraton fletën e votimit për diasporën! DETAJET për modelin dhe ngjyrën (FOTO)
14 Shkurt, 11:06
-
Spahiu: Kodi ri zgjedhor, dëmton keq partitë e reja, ditën që do shpallin listën e kandidatëve
13 Shkurt, 22:15