Begaj vijon vizitën në Kalabri, takim me arbëreshët! Presidenti: Do keni mbështetjen e Shqipërisë për ruajtjen e traditave

Në ditën e dytë të qëndrimit në Kalabri, Presidenti Bajram Begaj u takua me komunitetin arbëresh në qytezat e provincës së Kozencës.

Begaj u ndal në festivalin e këngës arbëreshe, një aktivitet muzikor me pjesëmarrjen e të gjithë grupeve muzikore arbëreshe, teksa dha garancinë se institucionet shqiptare do të mbështesin ruajtjen e traditës arbëreshe.

"Miqësia jonë është një miqësi që i ka rrënjët shumë të thella. Detyra jonë është ta zhvillojmë këtë miqësi, ta promovojmë dhe ta trashëgojmë. Jam shumë i lumtur që ju organizoni festival ndërkombëtar për vallen dhe këngën arbëreshe.  Ju siguroj që edhe në Shqipëri ka programe të tilla të cilat do të bëjnë të mundur që dhe ju t'a paraqisni veten atje, në atdheun tuaj.

Ju siguroj se do të keni mbështetjen time gjithmonë dhe mbështetjen e institucioneve shqiptare për të rritur atë që është bërë 600 vjet, për t'a trashëguar gjatë gjithë kohës", tha Begaj. 

Begaj ndodhet që prej të premtes në Kalabri me ftesë të autoriteteve atje dhe Institutit Rajonal të komunitetit Arbëresh, ku fillimisht u takua me Presidentin Rajonal të Kalabrisë, ndërsa do të qëndrojë deri më 23 tetor dhe do të takojë arbëreshët që jetojnë në komunat e provincave të Katanxaros, Krotones dhe Kozencës.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?