Begaj në Kazakistan, pritet me ceremoni nga homologu i tij! Presidenti: Diskutuam për hapjen e ambasadës në Tiranë dhe linjë ajrore mes dy vendeve

Rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Kazakistanit ishte tema kryesore e diskutimit në takimin që Presidenti i Republikës zhvilloi me homologun kazak gjatë vizitës në Astana.

Begaj, i shoqëruar nga bashkëshortja, u prit me ceremoni zyrtare nga Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev, e para e një presidenti nga Shqipëria në Astana, dhe vjen në një kohë kur mbushen 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes 2 vendeve.

Pas ceremonisë shtetërore të pritjes, të dy presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë, që u pasua dhe nga një takim midis dy delegacioneve.

Në prononcimin për mediat, Presidenti Begaj theksoi edhe një herë domosdoshmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit.

"Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimeve tregtare, gjetjen e mundësive të bashkëpunimit midis dy vendeve në fusha me interes reciprok, siç mund të jenë energjia, infrastruktura, bujqësia apo nxjerrja dhe përpunimi i mineraleve."

Një ambasadë e Kazakistanit në Shqipëri dhe një linjë ajrore Astana-Tiranë ishin çështjet për të cilat dy krerët e shteteve ranë dakord.

"Një çështje me rëndësi tjetër që u diskutua ishte dhe hapja e një Ambasade të Kazakistanit në Shqipëri, e cila u mirëprit nga ana e Presidentit Tokayev. Interes tjetër të veçantë pati në drejtim të vendosjes së një linje ajrore të drejtpërdrejtë ndërmjet Kazakistanit dhe Tiranës, e cila do t’i shërbejë turizmit."

Në ditën e parë të vizitës në Kazakistan, Presidenti Begaj zhvilloi një takim me Kryetarin e Senatit të Republikës së Kazakistanit,  Maulen Ashimbayev.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:18
Begaj në Kazakistan, takim me kryetarin e Senatit të Parlamentit

 

 

Presidenti Bajram Begaj, gjatë vizitës së tij shtetërore në Kazakistan, zhvilloi një takim me Kryetarin e Senatit të Republikës së Kazakistanit, Maulen Ashimbayev.

Presidenti Begaj dhe Ashimbayev folën për rëndësinë që kanë marrëdhëniet parlamentare në afrimin e mëtejshëm të dy vendeve.

Sipas Presidentit Begaj, ngritja e gamës së shkëmbimeve midis dy parlamenteve do të mundësonte të dy vendet të thellonin edhe më tej bashkëpunimin në fushat me interes të ndërsjellë.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave