Begaj vizitë zyrtare në Shkup, merr pjesë në Samitin e SEECP

Begaj vizitë zyrtare në Shkup, merr pjesë në Samitin e SEECP

Bajram Begaj dhe Afrim Gashi

Presidenti Bajram Begaj ditën e sotme do të jetë në Shkup për Samitin e SEECP, ( Samiti i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore)

Ai u mikprit nga Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova.

Presidenti Begaj do të mbajë një fjalim gjatë këtij samiti ndërsa pritet që të zhvillojë disa takime dypalëshe.

Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale Begaj shihet se është takuar me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin.

“Me mikun tim, Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin, diskutuam për rëndësinë e mësimeve të të kaluarës dhe për të ardhmen që duam të krijojmë së bashku. Angazhimi ynë është i fortë për të lënë një trashëgimi të pasur miqësie për brezat e ardhshëm dhe për të shtyrë përpara integrimin tonë euro-atlantik. Besoj se rrugën e bashkëpunimit tonë nga dy korsi do ta bëjmë me katër të tilla”, shkruan Begaj në Facebbok.

Ai do të takohet gjithashtu me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri dhe me ish-Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë