?BeH dhe Kosova humbin shumë ekonomikisht për shkak të regjimit të vizave


PRISHTINE, 23 Tetor/ATSH/- Nuk mund të ketë shfrytëzim të plotë të potencialeve ekonomike për Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën përmes shkëmbimeve të rritura tregtare dhe krijimit të vendeve të punës pa eliminimin e regjimit momental të vizave ndërmjet të dyja vendeve.
Kjo u tha në takimin Iniciativa për Bisedime të Hapura të mbajtur në Sarajevë nën organizimin e Fondacionit Dokuino, Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Odës Federale Ekonomike të Bosnjë e Hercegovinës dhe Odës Ekonomike Amerikane në Bosnjë e Hercegovinë.
Ky ishte takimi i parë ndërmjet disa prej afaristëve më të mëdhenj të të dy shteteve me qëllim të diskutimit të pengesave me të cilat përballen bizneset dhe mundësive të humbura të mëdha në aspektin ekonomik, si rezultat i vendimit të Bosnjë e Hercegovinës për të vënë viza për qytetarët dhe bizneset e Kosovës, që më vonë nxiti edhe vendimin reciprok nga autoritetet kosovare.
Drejtuesit më të lartë të organizatave që përfaqësojnë interesat e bizneseve, përfaqësuesit e bizneseve, përfaqësues të mediave, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile në të dyja vendet shprehën shqetësimet e tyre lidhur me pengesat në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe tregtinë e lirë të mallrave ndërmjet të dyja shteteve që po pengon edhe perspektivën ekonomike të Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës, njoftoi me anë të një komunikate OEAK.
Përveç dakordimit për vazhdimin e iniciativave të ngjashme edhe në ditët në vijim, pjesëmarrësit dhe organizatorët e takimit u dakorduan edhe për adresim të një qëndrimi të përbashkët tek Këshilli i Ministrave të BH, Presidencës së BH, Ministrisë së Tregtisë së Jashtme dhe Raporteve Ekonomike të BH, Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në BH, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, delegacioneve të Bashkimit Evropian në BH dhe në Kosovë.
Ndër të tjera, qëndrimi do të përfshinte kërkesën që institucionet e Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës, në mënyrë urgjente të sugjerojnë zgjidhjen konkrete për të mundësuar l irinë e lëvizjes të cilat qytetarët dhe ekonomitë e shteteve të tjera në Evropën Juglindore i gëzojnë në mënyrë reciproke. Në qëndrim poashtu do të kërkohet edhe mbështetja konkrete dhe bashkëpunim për aktivitetet e Iniciativës së Bisedimeve të Hapura dhe akterët e tjerë përkitazi me anulimin e regjimit të vizave.
"Të vetëdijshëm për faktin se ekziston një ndërlidhje ndërmjet të gjitha tregjeve të Evropës Juglindore dhe nevojës për bashkimin e ekonomive të disa shteteve për depërtim në tregjet e treta, si dhe faktit që vetëm përmes bashkëpunimit mund të tërhiqen investime signifikante të huaja kërkojmë që institucionet e Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës, në mënyrë urgjente të sugjerojnë zgjidhjen konkrete për të mundësuar lirinë e lëvizjes", thuhet në deklaratën e përbashkët, e cila u prezantua nga organizatorët në një konferencë për media, duke zgjuar interesim mjaft të madh tek përfaqësuesit e med ieve dhe më gjerë.
Në fund, të gjithë organizatorët mbështesin përpjekjet e Iniciativës së Bisedimeve të Hapura dhe partnerët e kësaj iniciative, prandaj autorizojmë Iniciativën dhe Odat pjesëmarrëse për avokim aktiv publik për çështjen e anulimit të regjimit të vizave para institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, thuhet në komunikatë

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit