Behgjet Pacolli: Krimea e
pakrahasueshme me Kosovën

Behgjet Pacolli: Krimea e<br />pakrahasueshme me Kosovën
PRISHTINE- Gjatë një vizite që ka zhvilluar në Suedi, zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, është intervistuar nga gazeta e madhe suedeze "Expressen". I pyetur rreth krizës në Ukrainë, Pacolli ka kundërshtuar krahasimet e rastit të Krimesë me Kosovën, të bërë nga autoritetet zyrtare në Moskë.

”Spastrimin etnik që ndodhi në Kosovë, Putini nuk mund ta krahasojë me situatën në Krime”, ka thënë Pacolli, i cili ka qëndruar në Uddevalla.

”Ai nisi rrugëtimin si një djalë i një familjeje me dhjetë fëmijë. Tani ai udhëheq një ndër kompanitë më të mëdha të ndërtimit, Mabetex Group, e cila tani ka kapital miliardësh duke qenë kampione në industrinë e ndërtimit. Kompania e tij ishte e autorizuar për rinovimin e Kremlinit, qendra të energjisë në Moskë, etj. Tani ai është zëvendëskryeministri i Kosovës, vendi ballkanik që shpalli pavarësinë e tij nga Serbia gjashtë vite më parë. Qëndrimet e Vladimir Putinit bënë që Kosova në javët e fundit të vijë sërish në axhendat e debateve të politikës botërore, përmes njeriut që tani qëndron në qendër të lajmeve në mediet botërore, presidentit rus Vladimir Putin”, shkruan kjo gazetë.

”Presidenti rus, gjatë prezantimit të Krimesë si pjesë të Rusisë, krahasoi disa herë në deklaratën e tij këtë problem me rastin e Kosovës. Ai ka mohuar se ka ndodhur një ndërhyrje ushtarake në Krimenë ukrainase. Mirëpo ai krahasoi ndërhyrjen në Krime me ndërhyren e forcave të NATO- s në Kosovë” , shkruan më tutje gazeta.

Mirëpo Behgjet Pacolli nuk pajtohet me këto krahasime, shkruan ‘Expressen’.

” Ne kemi dëgjuar në shtypin ditor për krahasimet ku Putini përmend Kosovën. Por Krimeja dhe Kosova nuk mund të krahasohen”, shprehet Behgjet Pacolli.

Ai përmend se Kosova ka pasur arsyet e saj për të marrë mbështetjen e Perëndimit, dhe se, kur vendi në vitin 2008 shpalli pavarësinë nga Serbia, kjo është bërë pjesërisht me mbështetje nga SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia.

107 vende e kanë njohur deri tani pavarësinë e Kosovës. Sidoqoftë Rusia nuk ka bërë një gjë të tillë. 

”Rasti i Kosovës ishte çështje humanitare. Sepse Serbia ka qenë e angazhuar në spastrimin etnik”, ka theksuar Pacolli.

Lufta e përgjakshme në Kosovë 1998-1999 rezultoi me mbi 10.000 viktima civile, shumë prej tyre gra dhe fëmijë.

”Një milion njerëz u detyruan të largohen. Kjo ndodhi për shkak se njerëzit kishin humbur të drejtat e tyre. Prandaj, problemi i Krimesë nuk ka të krahasuar me Kosovën”, tha Behgjet Pacolli duke iu përgjigjur presidentit Vladimir Putin.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)