‘Bëhu trim dhe vendose emrin tënd në një padi ndaj opozitës’/ Kryemadhi-Ramës: I bën presion SPAK edhe duke lobuar

‘Bëhu trim dhe vendose emrin tënd në një padi ndaj opozitës’/ Kryemadhi-Ramës: I bën presion SPAK edhe duke lobuar

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama. Gjatë një takimi me Lëvizjen e Gruas, Kryemadhi i bëri thirrje Ramës, që ashtu si ajo ka vendosur firmën ne paditë që ka bërë për inceneratorët, edhe ai të bëhet burrë dhe të vendosë emrin e tij në ndonjë padi ndaj opozitës, për të cilën ka 20 vjet që hedh baltë.

“Ne i kemi të depozituar në prokurori, ndryshe nga balta që hedh Rama ndaj kundërshtarëve politike. Unë i bëj thirrje Ramës që të shkruaje një padi dhe të vendosë emrin e tij për çdo akuzë ndaj opozitës. Thashethemet që bën me baltë çdo kundërshtarë të tij, i ka ardhur fundi. Ashtu si Kryemadhi vendosi emër dhe firmë për inceneratorët edhe Rama le të bëhet trim dhe të bëjë padi për cdo opozitar që mendon se ka një faturë apo të dhënë për dikë tjetër., Koha e llafeve dhe baltës ka marrë fund. Koha e Ramës dhe suflerëve të tij po merre fund”, u shpreh Kryemadhi.

Monika Kryemadhi tha po ashtu deklaroi se Rama përdor lobingje të huaja për t’i bërë presion prokurorëve të SPAK.

“Ne e dimë shumë mirë që presioni i të huajve dhe të brendshmeve i lobingjeve nga më të ndryshmet është i madh ndaj sistemit të drejtësisë dhe prokurorëve të SPAK. Presioni i parë fillon duke i trajtuar si njerëz në cep, duke mos i thënë ndihmës jo vetëm për të hetuar por edhe me kapacitetet njerëzore. Presioni i dytë është duke i bërë presion nga mënyrat nga më të ndryshimet sic patë para një javë që ulëriste duke akuzuar SPAK. Ata prokurorë që ia bëri vettingun, i kërcënonte duke it hënë unë ju nxora të pastër dhe tani duhet të me shërbeni mua. Për të vazhduar duke përdorur ndonjë ndërkombëtar që e paguan Rama me kompanitë e ti lobsite për të mos i prekur ministrat e tij”, u shpreh Kryetarja e LSI.

Duke u ndalur te deklarata e kryeministrit Edi Rama se shumë shpejt do të fillojë ballafaqimi i pagave të deklaruara me stilin e jetesës që bëjnë qytetarët, Kryemadhi e quajti atë qesharake.

“Gratë  në LSI vërtet kanë qenë të padukshme, por i kanë fuqinë dhe shkëlqimin. Të gjithë ata të rinj dhe të reja që  ishin pjesë e LRI, kanë dhënë shpresë. Nënat kanë brumosur fëmijët që të jenë pjesë e LSI dhe nëpërmjet e LSI të jenë pjesë e qeverisjes. Pra pa fuqizimin, forcën e tyre për të qenë pjesë dhe për të mos u dorëzuar, do të ishte e pamundur që ne të ishim këtu ku jemi. Pjesa më e madhe kanë përballuar një fushatë të egër, pasi kishin përballë edhe bandit. Sot disa nuk kanë ardhur, por jam e bindur se na ndjekin. Të gjithë ne sot jemi koshient që taksat e larta dhe mungesa e qeverisë për të ndihmuar biznesin janë zero. Kemi borde pafund por asnjë ndihmesë për gratë, qoftë edhe ato të bizneseve. Kemi pafund gra që janë elitë në shoqëritë ku jetojmë. Sot fondi i kërkimit shkencor është zero. Sot vërtet kemi 700 mijë të papunë por ato janë edhe të paprofesionalizuar,  ndërsa biznesi ecën me hapa të shpejtë”, tha Kryemadhi, duke shtuar: “Sot më vinte për të qeshur kur dëgjova kryeministrit se do të bënte publike pagat. Kryeministri nuk di që shqiptarët po vishen me rroba të përdorura , konsumojnë më shumë rroba të përdorura se sa bukën e përditshme dhe këtë e quan luks", tha Kryemadhi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve