Hëna e plotë e muajit shkurt do të jetë hëna më e madhe dhe më e shndritshme e vitit. Energjitë e saj kozmike premtojnë të jenë po ashtu spektakolare.
Por si do të ndikojë e ashtuquajtura ‘Super Hënë’ në parashikimin tuaj astrologjik?
Hëna e madhe do të ndodhë mbrëmjen e së martës, më 19 shkurt, kur Hëna është më afër Tokës.
Efektin më të madh Hëna e Madhe e ka në shenjën e Virgjëreshës.
Virgjëresha është shenja e yllit e gjashtë e zodiakut, që përfshin pozicionin 150-180 gradë në grafikët e horoskopit. Në astrologji, Virgjëresha thuhet të jetë një shenjë besnike, praktike dhe shumë e vështirë.
Njerëzit e lindur nën ndikimin e fortë të Virgjëreshës besohet të jenë të obsesionuar me ushqim të shëndetshëm, dashurinë për kafshët, adhuron librat dhe qëndron larg nga njerëz të vrazhdë.
Të gjitha këto atribute do të jenë të shtuara gjatë Hënës së Plotë dhe do të jenë dyfish më të fuqishëm.
Sipas astrologut Jamie Partridge, nga AstrologyKing.com, ky fenomen premton të jetë "emocionuese, aventureske dhe sexy".
Astrologët shpesh e konsiderojnë këtë moment si të duhurin për të rritur forcat kundërshtare në jetën tuaj, sepse një Hënë e Plotë është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Diellin.
Kjo do të thotë që konflikti i brendshëm dhe ndjenjat e përziera mund të vijnë në ballë, duke çuar në tension të padëshiruar në jetën tuaj.
Por Hëna e Plotë është gjithashtu koha për të përfunduar çdo objektiv që mund të keni vendosur për veten tuaj gjatë ngjarjes së fundit hënore, hënës së re të 4 shkurtit.