Bëhuni gati për shi! Mësoni parashikimin e motit për sot

Bëhuni gati për shi! Mësoni parashikimin e  motit për sot

Foto ilustruese

TIRANË- Sipas MeteoAlb: Vendi ynë në do të mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas herëshme gjatë paradites. Por mesdita dhe pasditja sjellë zhvillim të vranësirave dhe reshje të pakta e të izoluara në Veri dhe pjesërisht qendër. Këto kushte atmosferike do të na shoqërojnë gjatë pasdites dhe mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 15°C.

Era do fryjë me shpejtësi 65 -70 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar ne det dallgëzim 6 - 7 ballë.

Rajoni dhe Europa
Europa Qendrore mbetet në ndikimin e motit të acart dhe stuhive të dëborës. Po ashtu me reshjet të dendura dëbore vijon Veriu dhe lindja e kontinentit. Ndërsa Europa Perëndimore dhe pjesërisht Rajoni i Ballkanit do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave