'Bëj çdo ditë dashuri me burra, por...', zbulohet letra e fshehtë e Barack Obamës për ish të dashurën

'Bëj çdo ditë dashuri me burra, por...', zbulohet letra e fshehtë e Barack Obamës për ish të dashurën

Barack Obama i ri

Media amerikane New York Post ka publikuar një letër famëkeqe të ish-presidentit Barack Obama, i cili i shkruan ish të dashurës së tij Alex McNear, se “bën çdo ditë dashuri me burra, por me fantazi”.

Letra është shkruar në vitin 1982 dhe është zbuluar nga historiani David Garrow në qershor të këtij viti. Historiani, i cili njohët edhe si autori i librit "Rising Star: The Making of Barack Obama", zbuloi në një intervistë se ish-presidenti amerikan, në shumë raste, kishte fantazi për takime personale me burra.

“Për sa i përket homoseksualizmit, më duhet të them se mendoj se kjo është një përpjekje për t'u larguar nga e tashmja, një refuzim ndoshta për të përjetësuar farsën e pafund të jetës tokësore. E shihni, unë bëj dashuri me burra çdo ditë, por në imagjinatën time,” i shkroi Obama-Alex McNear në nëntor 1982.

“Mendja ime është kryesisht androgjene dhe shpresoj të jem në gjendje të mendoj në termat e ‘njerëzve’ dhe jo me ‘gratë në krahasim me burrat’. Por, duke u kthyer në trupin tim, shoh që jam bërë burrë dhe fizikisht në jetë, zgjedh ta pranoj këtë mundësi”, shtoi ai.

Alex McNear, e cila ishte në lidhje me Obamën më vonë publikoi ​​letrën për mediat, të cilën historiani fitues i çmimit Pulitzer e përfshiu në librin e tij.

Letra aktualisht është në pronësi të Universitetit Emory, i cili nuk lejon fotografimin ose marrjen. Megjithatë, miku i historianit Garrow, Harvey Klehr i shkroi paragrafët me dorë dhe ia dërgoi autorit.

Historiani David Garrow komentoi se nuk kishte asgjë të pazakontë në mendimet rinore të Obamës. “Unë jam një historian, jo një psikolog, por mendoj se shumica (dërrmuese?) e njerëzve kanë fantazi seksuale!” theksoi ai.

Në fakt, Klehr ia ka dhënë letrën edhe New York Post, ndërsa një përfaqësues i ish-presidentit nuk iu përgjigj kërkesës për koment.

Letra

Ish e dashura Alex McNear

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool dështon sërish, barazimi 2-2 ndaj West Ham e largon nga titulli

VIDEO/ Liverpool dështon sërish, barazimi 2-2 ndaj West Ham e largon nga titulli