BE-ja do t’i japë 400 milionë euro nismës së OBSH për të blerë vaksinën antiCOVID-19

BE-ja do t’i japë 400 milionë euro nismës së OBSH për të blerë vaksinën antiCOVID-19

Komisioni Evropian njoftoi sot se do t’i japë 400 milionë euro nismës së OBSH për të blerë vaksinën antiCOVID-19.

Një iniciativë e quajtur COVAX planifikon të blejë 2 miliardë vaksina të mundshme, nga prodhues të shumtë, deri në fund të vitit 2021.

Komisioni Evropian po negocion blerjen e një vaksine antiCOVID-19 me disa kompani farmaceutike në emër të 27 vendeve anëtare dhe ka njoftuar javët e fundit se qeveritë anëtare nuk mund të sigurojnë vaksina paralelisht.

“Sot, Komisioni njoftoi se do të paguajë 400 milionë euro COVAX për blerjen e përbashkët të vaksinave të ardhshme, për përfitimin e vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme,” tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Komisioni shtoi në një deklaratë se ishte i gatshëm, së bashku me anëtarët e tjerë të BE, “për të ndarë ekspertizën dhe burimet brenda COVAX për të përshpejtuar zhvillimin dhe për të rritur prodhimin e vaksinave për qytetarët në të gjithë botën, në vendet e varfra dhe të pasura”.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025