BE-ja e shqetësuar për vendimin rreth hapjes së ambasadave në Jerusalem nga Kosova dhe Serbia

BE-ja e shqetësuar për vendimin rreth hapjes së ambasadave në Jerusalem nga Kosova dhe Serbia

Përkushtimi që kanë shprehur Kosova dhe Serbia pas takimeve të javës së kaluar në Shtëpinë e Bardhë, se do të hapin ambasadat e tyre në Jerusalem, të cilin Izraeli e konsideron si kryeqytet të shtetit, ka shkaktuar “shqetësim të thellë” në Bashkimin Europian.

Peter Stano, zëdhënës i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, deklaroi në një konferencë për shtyp në selinë e Komisionit Europian, se “BE-ja shpreh shqetësim dhe keqardhje serioze për këtë fakt”.

Stano, megjithatë, deklaroi se vendimi i Serbisë për të zhvendosur selinë e ambasadës së saj nga Tel Avivi në Jerusalem dhe ai i Kosovës që, me vendosjen e raporteve diplomatike me Izraelin, do ta hapë ambasadën në po këtë qytet, janë obligime bilaterale që këto dy palë i kanë marrë ndaj Izraelit.

Stano u shpreh se duhet pyetur Kosova dhe Serbia se cilat janë motivet e një vendimi të tillë. Ai tha se “Asnjë ambasadë e ndonjë vendi të BE-së nuk është në Jerusalem. As zyra e delegacionit të BE-së në Izrael nuk është në Jerusalem”.

"Kosova, edhe Serbia janë shprehur të përkushtuara për integrimet europiane, si qëllim strategjik, ato edhe duhet të sillen në këtë mënyrë", ka shtuar Stano

BE-ja ende e konsideron statusin e Jerusalemit si çështje rreth së cilës ka mospajtime mes shtetit të Izraelit dhe autoriteteve palestineze.

Qëkur Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur ta njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit në vitin 2017 dhe në bazë të këtij vendimi ta zhvendosur edhe ambasadën në Jerusalem, nga BE-ja asnjë shtet nuk e ka ndjekur një hap të tillë.

Unioni Europian pret që edhe nga shtetet kandidate, të cilat janë në procesin e anëtarësimit në BE, t’i përshtatin qëndrimet e veta me politikën e jashtme të BE-së.

Më 4 shtator, në Uashington, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për normalizim ekonomik.Marrëveshja, e cila është nënshkruar në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump, mes tjerash, thotë se Kosova dhe Izraeli pajtohen të njohin njëri-tjetrin dhe se Serbia do ta zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë