“Ne jemi të gatshëm të mirëpresim kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç në Bruksel për një takim në nivelin më të lartë”, kështu është shprehur Zëdhënës i BE-së për Çështje e Jashtme dhe Sigurinë, Peter Stano, ndërsa thotë se Unioni po pret përparim në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, de-përshkallëzim dhe gatishmëri konstruktive për të ecur përpara.
“Ne jemi të gatshëm të mirëpresim kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç në Bruksel për një takim në nivelin më të lartë, sa më shpejt të jetë e mundur dhe sa më shpejt të jenë të gatshëm të tregojnë sjellje evropiane duke gjetur një zgjidhje evropiane për problemet reciproke, tha Stano në një konferencë për mediat.
Stano po ashtu ka përsëritur fjalët e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, se kjo është kriza më e rëndë për Kosovën dhe Metohinë që nga viti 2013 dhe se BE-ja dëshiron të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje evropiane për situatën aktuale.
Ai shton se beson se “BE nuk është më e interesuara për të gjetur një zgjidhje” dhe se “duhet të jenë të dyja palët, sepse ata kanë përgjegjësinë për të gjetur një rrugëdalje nga kjo situatë”.
Marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit mbeten të tensionuara për shkak të vendimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për regjistrimin e targave serbe në “RKS”, brenda territorit të Kosovës. Veriu i Kosovës pati, protesta, dorëheqje të kreut të Listës Serbe e deputetëve të saj në veri, largime nga institucionet shtetërore. Kryeministri Albin Kurti në deklaratën e tij të fundit theksoi se nuk ka e as nuk do të ketë tërheqje të vendimit të targave ndërsa theksoi se ka një qasje pozitive ndaj propozimit franko-gjerman.