BE-ja po ju mashtron, për negociatat e Britaninë, ka thënë pa hezitim Ministri italian Salvini

BE-ja po ju mashtron, për negociatat e Britaninë, ka thënë pa hezitim Ministri italian Salvini

Foto ilustruese

Në lidhje me procedurat e ndjekura për Brexit, ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini i ka dhënë një tjetër “shuplakë” Bashkimit Europian, për negociatat e Britaninë.

Sipas një interviste të dhënë për Sunday Times, Salvini akuzoi BE-në se po përpiqet të mashtrojë britanikët në lidhje me Brexit-in, që ata vetë e votuan.

Nuk ka objektivitet apo mirëbesim nga pala evropiane. Përvoja ime në Parlamentin Europian më thotë që ju ose impononi veten, ose ju mashtrojnë. 

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini

Britania do të largohet nga BE më 29 mars të vitit të ardhshëm dhe kryeministrja Theresa May po përpiqet të bjerë dakord për një marrëdhënie tregtare afatgjatë me bllokun, ose për të finalizuar një marrëveshje kalimtare, për të mbuluar periudhën menjëherë pas daljes nga unioni.

Salvini i tha May-t t’u përmbahet parimeve të saj dhe të jetë e përgatitur të largohet nga blloku pa një marrëveshje, diçka që shumë biznese kanë frikë mund të çojnë në kaos. “Për disa parime nuk ka nevojë të jeni fleksibël dhe nuk duhet të shkoni prapa”, theksoi Salvini, i cili njihet për linjën e tij të qartë anti BE.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roma: 30/07/2018 01:27

    ME me fund e verteta PO FLET QARTE DHE paster.POLITIKANET mashtruan LEGALET per te PRITUR ILEGALET we te QENDROJNE SA me GJATE ne .pushtet.E para eshte MARKEL .BRAVO SALVINI !!!! CIRRJA MASKEN ISH QEVERITAREVE .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik