TIRANE - Roland Bejko kandidon për partinë e Mediut. Një fakt të tillë ai e ka bërë të ditur në profilin e tij në rrjetin social facebook. “Kandidoj me Partinë Republikane, por kam qënë, jam dhe do të vazhdoj të jem anëtar i PD.
Mediu është kryetar i PR-së dhe kandidon në listat e PD, unë jam anëtar i PD, por kandidoj në listat e PR. E dini pse? Sepse, vendi në PD është zënë nga njerëz që s'kanë asnjë lidhje me PD dhe historinë e saj, për shkak të sistemit pervers elektoral, për të ndihmuar në maksimizimin e votave të koalicionit të djathtë dhe për të fituar mandatin e dytë brenda së djathtës në Qarkun e Gjirokastrës”, ka renditur arësyet e kandidimit për PR Bejko.
Ai ka nënvizuar se nëse shpallet fitues “ju siguroj se do jem një zë i fortë në Kuvend si përfaqësues i koalicionit të djathtë e mbështetës i kryeministrit Berisha. Mirë u takofshim në fushatë. Së bashku do ta bëjmë edhe njëherë si njëherë”.
Ai nuk ka munguar të shfaqë pakënaqësinë e tij në lidhje me disa kandidime në këtë qark, që për të nuk mund të garantojnë fitoren e aleancë ssë djathtë. Ndoshta ndër zërat e paktë që kanë dalë në mënyrë të qartë kundër zgjedhjeve të Berishës.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com