Bejko me demokratët e Tiranës: Për interesa personale, Berisha po fuqizon Metën! Alibeaj: Ne kemi mbështetjen e SHBA-BE

Bejko me demokratët e Tiranës: Për interesa personale, Berisha po fuqizon Metën! Alibeaj: Ne kemi mbështetjen e SHBA-BE

Roland Bejko takime me demokratët në Tiranë

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka vijuar takimet me demokratët e Vaqarrit, në degën 15.

Në një postim në rrjetet sociale, Bejko u shpreh se beteja është me të majtën dhe jo me pjesën tjetër të PD, ku sipas tij, Sali Berisha po fuqizon Ilir Metën për interesa personale.

“Vijojmë takimet me demokratët e Vaqarrit, dega 15 në Tiranë. Gjatë mbledhjes, ju thashë se: në këto zgjedhje, përballja jonë është me të majtën, jo me atë pjesë, që ka qenë me ne, ndërsa tani për interesa personale po fuqizon Ilir Metën. Ne aleancën e kemi me njerëzit e thjesht të Tiranës, që po përballen me vështirësitë që vijnë si nga bashkia por edhe kryeministri.

Nga takimi banorët shprehën shqetësimin për problematikat që lidhen me infrastrukturën, që ju dëmton biznesin dhe jetesën e përditshme. Unë ju premtova se çdo shqetësimin i tyre, do të përfshihet në programin e skuadrës tonë që do të publikohet këto ditë, dhe do ofrojë zgjidhje për shumë probleme të Tiranës”, shkruan Bejko në Facebook.

Nga ana tjetër, kryetari i Komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se PD-ja e tij ka një mision që të ruajnë të djathtën.

“Ruajta e së djathtës dhe e PD. Kemi një mision ruajta e së djathtës, panorama politike është se e gjithë e majta është bërë bashkë dhe duan që shqiptarëve t’i krijojnë një vitrinë mes socialistëve, midis komunistëve të Marko Dajtit apo të Ilir Metës ku u janë bashkangjitur si përfaqësuesit tanë, e djathta do përfaqësohet vetëm nga ne”, tha Alibeaj.

Ai thekoi se në këtë mision kanë mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:26
Alibeaj: Përballë komunistëve të Marko Dajtit dhe të Metës me Berishën, ne do ruajmë të djathtën! Kemi mbështetjen e SHBA-BE

Gjatë prezantimit të kandidatit për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, kryetari i Komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se kjo PD ka një mision, ruajtja e së djathtës.

 "Fokusi është ruajtja e së djathtës. ajo për të cilën të gjithë ne së bashku që jemi këtu dhe ata që janë jashtë kemi si një sfidë, kemi si një mission: është ruajtja e të djathtës. Panorama politike sot është e tillë, ku të gjitha të majtat, pavarësisht ngjyrave të tyre ku nga e kuqja në rozë janë bërë bashkë dhe do të duan të gjithë shqiptarëve, Tiranës po e po, t’i krijojnë një vitrinë ku të zgjedhin midis: së majtës socialistëve, midis komunistëve të Marko Dajtit po të doni ju, dhe e kuptoni se çfarë dua të them. Apo të majtës tjetër të Ilir Metës, ku i janë bashkëngjitur edhe ata të cilët deri dje konsideroheshin si përfaqësuesit tanë. E djathta përfaqësohet dhe do të përfaqësohet vetëm nga demokratët, vetëm nga Partia Demokratike, vetëm nga ne.  Kemi mbështetjen, pikërisht prej atyre të cilët i janë gjendur këtij vendi, këtij kombi I janë ndodhur si mbështetje këtu e një shekull më parë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian, Mbretërinë e Bashkuar. Perëndimi pra! Dhe nuk është pak që një Parti Demokratike si e jona, një parti politike të ketë si mbështetje të saj pikërisht perëndimin. Nuk jemi thjesht dhe vetëm qëndrestar. Por që jemi edhe një reze shprese, drite, ndaj të gjithë asaj qytetarie të Tiranës sidomos, zemra e qytetarisë së gjithë Shqipërisë", tha Alibeaj. 

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran shehu: 10/04/2023 14:58

    Kta jan ber si njesiti guerril jan per te ardhur gjynaf

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Për Bubulinën, apo për heroinën?

Për Bubulinën, apo për heroinën?