Bejko në ‘Astir’: Strategjia e Berishës, jo të fitojë zgjedhjet, por të forcojë Ilir Metën

Bejko në ‘Astir’: Strategjia e Berishës, jo të fitojë zgjedhjet, por të forcojë Ilir Metën

TIRANË- “Pak orë na ndajnë nga fillimi zyrtar i fushatës, dhe demokratët në të gjithë Tiranën janë gati për një fushatë model dhe fituese”! Kështu ka deklaruar Roland Bejko, kandidati për kryetar bashkie i Partisë Demokratike për Tiranën, në takimin e radhës që zhvilloi me demokratët në Astir.

Ai tha se PD është e vetmja alternativë, e ndërsa thotë se pjesa tjetër e koalicionit Berisha Meta, nuk është një parti e djathtë.

“PD në këto zgjedhje është e vetmja alternativë, ndërsa partitë e tjera janë 5 logo të majta. Qëndresa, sakrifica, puna dhe organizimi janë cilësitë kryesore që ne kemi për të fituar kundër Erjon Veliajt, kundërshtarit tonë dhe oligarkisë politiko-ekonomike”, shtoi ai.

Bejko thekson se strategjia e Sali Berishës është forcimi i Ilir Metës dhe dëmtimi i Partisë Demokratike, jo fitorja në zgjedhje.

“Me vëllezërit dhe motrat demokratë në Astir, ramë dakord që situata e rëndë kërkon mobilizim, prandaj ne do të punojmë brenda nesh për të mobilizuar jo vetëm të djathtët kudo ku janë, por edhe qytetarët që janë elektorati gri për të vendosur për bashkinë dhe këshillin bashkiak. Ajo që të gjithë ramë dakord është fakti, që strategjia e Sali Berishës është forcimi i Ilir Metës dhe dëmtimi i Partisë Demokratike, jo fitorja në zgjedhje”, u shpreh Roland Bejko nga zonat e Astirit, me demokratët e kryeqytetit.

Roland Bejko është kandidati i PD-së zyrtare dhe është në këtë garë me Belind Këlliçin e ‘Rithemelimit dhe Erion Veliajn e PS. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona