Bejko në njësinë 9: Misioni i Berishës ka mbaruar! ‘Oligarkia politike’ kërkonte shkatërrimin e PD! Nuk dua votën e atyre që mbështesin Berishën

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës Roland Bejko, nga njësia 9 në kryeqytet ku u ndal për takimin e radhës elektoral, akuzoi se oligarkia politike e drejtuar nga Rama-Meta-Berisha kërkojnë shkatërrimin e PD.

"Kush e donte eliminimin e PD? Treshja që do të mbajë në pronësinë e tyre të gjithë skenën politike. Ata duan të jenë pushtet i përjetshëm, duan që së bashku me oligarkët që ndajnë punët e tyre shkojnë për t'i kthyer reston atyre që i dha mundësinë t'i pasuronte", tha Bejko.

U ndal veçanërisht te ish kryeministri Berisha për të cilin thotë se misioni i tij ka mbaruar. Ironizoi edhe atë që Berisha disa muaj më parë e quante revolucion për largimin e Ramës.

"Nuk ka rëndësi se e ngre apo jo flamurin amerikan. E gjitha kjo ka qenë teatër në kurriz të demokratëve. E parkojnë kullën diku mbrapa oligarkëve. S'mund të bëjnë revolucionin të pasurit dhe shumë të pasurit", tha Bejko.

Demokratëve të njësisë 9 u foli edhe për alternativën e tij për Tiranën.

"Këta na zunë frymën ne dhe jemi çuar t'i japim frymëmarrje Shqipërisë", tha Bejko.

Bejko e quajti premtim elektoral që nuk realizohet dot premtimin për autobus falas, të artikuluar nga kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Belind Këlliçi. Po ashtu Bejko ishte i qartë për të gjithë ata që mbështesin Sali Berishën duke thënë se nuk e do votën e tyre. 

“Nuk e dua votën e atyre që mbështesin një anti-amerikan. Dua votën e çdo demokrati që tani ka reflektuar dhe ka kuptuar se ka humbur rrugën. Berishës i kanë ngelur ata që u ndëshkuan me 1 mln vota kundër. Ne kemi qenë në pozicione të larta në qeverinë e tij, por nuk kemi qenë të korruptuar dhe as nuk kemi bashkëpunuar me krimin”, shtoi Bejko.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:25
Bejko: Ilir Meta bën reklamë për Veliajn! S'kemi asnjë garanci që pas zgjedhjeve nuk do të shkojë te Rama

Kandidati i PD për bashkinë Tiranë, Roland Bejko thotë se Ilir Meta ka bërë spotin për Këshillin Bashkiak që është i njgashëm me atë të Veliajt. Sipas Bejkos, nuk ka asnjë garanci që Meta pas zgjedhjeve nuk do të bashkohet me Ramën.

“Vota për Ilir Metën në 14 maj, është votë për Erjon Veliaj! Shikoni pak spotin e Ilir Metës për Këshillin Bashkiak me vëmendje. Një reklamë e pastër per Erjon Veliajn. Shikojeni pa zë vetëm videon dhe do t’ju duket si promo e bashkisë Tiranë, me rrugë të pastra, e me fusha futbolli.

Ne nuk kemi asnjë garanci që Ilir Meta pas zgjedhjeve nuk do të shkojë te Edi Rama. Në gazetën e tij në 2015 ishte ai që i thurrte lavde Veliajt! Shikojini si kanë ndarë leje ndërtimi bashkë. Vota për Ilir Metën është votë për Erjon Veliaj. MOS U GËNJENI”, shkroi Bejko.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/05/2023 02:13

    Z.Bejko,ju jeni ne nje pozicion te atille, qe nuk mund t'ja lejoni vetes luksin e perzgjedhjes se votuesve.Cdo vote ka rendesi dhe vlen dhe ka votues PD-ista te coroditur qe duhet t'i beni pervete.Por ka dhe votues qe jane fanatike te Berishes.Mos e lodh frymen kot qe nuk e do voten e ketyre,se sido qe te jete nuk kane per te t'a dhene.

    Përgjigju
  • genti: 30/04/2023 20:45

    qesharak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë