Roland Bejko takim me demokratët: Ndryshimi i Tiranës, emergjencë kombëtare! T’i japim fund keqqeverisjes së Veliajt

Roland Bejko takim me demokratët: Ndryshimi i Tiranës, emergjencë kombëtare! T’i japim fund keqqeverisjes së Veliajt

Bjeko në takim me demokratët

TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko vijon takimet me demokratët në bazë. Kësaj here, Bejko është ndalur në një takim me strukturat e degës 14 në Tiranë, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i komanduar Enklejed Alibeaj, deputetët Orjola Pampuri e Kreshnik Çollaku, si edhe Enriketa Papa drejtuesja e PD për Këshillin Bashkiak.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Bejko ka ndarë foto nga takimi ndërsa shkruan se ndryshimi në Tiranë është një emergjencë kombëtare. Ai thekson se PD është e vetmja sigël politike në garën për Tiranën në përkatësinë e së djathtës, duke lënë kështu një mesazh të nënkuptuar për kandidatin e Berishës që është futur në garë me siglën e Partisë së Lirisë.

“Tirana është shtëpia e të gjithëve përtej origjinës përkatëse, një shtëpi që ka nevojë për ndryshim. Ndryshimi në Tiranë nuk është një emergjencë lokale, por kombëtare. Tirana është fytyra e Shqipërisë, e njëjta politike dhe ekonomi e kapur nga oligarkia politike dhe ekonomike, gjithashtu. Partia Demokratike është sigla e vetme politike në përkatësinë e së djathtës që garon në bashkinë e Tiranës. Ne garantuam pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në procesin zgjedhor 2023 në Bashkinë Tiranë, një detyrim njerëzor dhe politik ndaj qëndresës dhe sakrificës së çdo demokrati jo vetëm gjatë 10 viteve të opozitës por gjithashtu dhe në ngjarjet brenda familjes politike gjatë 18 muajve të fundit”, shkruan Bejko.

Bejko thotë se në këto zgjedhje i drejtohen atij elektorati që nuk e pranon më klasën e vjetër politike dhe keqqeverisjen e Erion Veliajt.

“Qëllimi i këtij rrugëtimi zgjedhor është që t’i drejtohemi një shumice të heshtur në Tiranë, e tilla që nuk pranon rotacionin politik përsëritës, keqqeverisjen e vazhdueshme dhe shndërrimin e Tiranës dhe Shqipërisë si të pajetueshme. Programi jonë për qeverisjen e Tiranës është një program për Tiranën e nesërme, një Tiranë të jetueshme, një Tiranë të qytetarëve larg fasadës dhe shfaqjeve mediatike dhe propagandistike”, shkruan Bejko.

I pranishëm në takim ishte edhe kreu i degës 14, Arben Shkoza, i cili tha se banorët përballen me gjendjen e vështirë infrastrukturore dhe zona të keqmenaxhuara nga keqqeverisja e Erjon Veliajt.

“Dega ka arritur rezultat të lartë politik në zgjedhjet politike 2021 dhe vijon të kultivojë qëndresë të qartë politike në krah të qëndrimit politik të lidershipit politik të PD. Njerëz me vullnet të plotë në zhvillimin e fushatave zgjedhore dhe përballimin logjistik të administrimit të procesit zgjedhor, gjithashtu. Besim për një rezultat pozitiv elektoral në mbështetje të kandidatit BEJKO dhe të Partisë Demokratike, gjithashtu”, tha ai.

Që pasi u shpall kandidati i PD për Tiranën, Bejko ka vijuar takimet me qytetarët në bazë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 11/04/2023 16:28

    Ja dhe patericat e edi rames ose thene ndryshe opozita luajale e guvernatores fuqiplote kim. As votat e familjarve te tyre nuk i kane, jane funi i funit, llumi i kombit. Fjala vjen, une jam fis i afert me orjola pampurin, i persekutuar, i djathte dhe do votoj pa asnje medyshje kandidatin e opozites Belind Kellici. Keta pacavure tip Bejko qe i kane futur per te bere diversion, le ti perdorin dhe kesaj rradhe se ne fund te historise si leter higjenike do perfundojne, kushdo qe te fitoje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë