Një zjarr i madh shpërtheu në një ndërtesë në qendër të Bejrutit, pranë portit të qytetit ku një shpërthim u muajit të kaluar vrau gati 200 njerëz dhe plagosi mijëra të tjerë.
Struktura, puna e arkitektes me fame botërore, Zaha Hadid, e cila ndërroi jetë në vitin 2016, është ende në ndërtim e sipër dhe ndodhet në rrugën kryesore që kalon përmes portit.

Shkaku i zjarrit nuk është ende i qartë dhe sipas raportimeve nuk ka patur lëndime në njerëz.
Ky është zjarri i tretë në zonë brenda një jave pas atyre të fundit që goditën portin e Bejrutit.
Shpërthimi i gati 3,000 tonë nitrat amoni të ruajtura në port për gjashtë vjet la pa strehë gati 250 mijë njerëz dhe çoi në dorëheqjen e qeverisë gjashtë ditë më vonë.
Komente

