BEJRUT – Opozita siriane: Qeveria po
kërkon dështimin e bisedimeve të paqes

Delegacioni i opozitës siriane, që ndodhet në Gjenevë për një raund të ri bisedimesh për paqen, akuzoi sot qeverinë e Damaskut se po kërkon dështimin e procesit të paqes, përderisa ka ndërmarrë që prej ditës së djeshme një ofensivë në veri të vendit për të marrë nën kontroll një korridor që lidh qytetin e Alepos me kufirin turk.

Një nga kushtet e bisedimeve opozitë-qeveri në Gjenevë është edhe ndërprerja e sulmeve të trupave kundër civilëve sirianë.

Ndërkaq, një anëtar i këtij delegacioni akuzoi edhe komunitetin ndërkombëtar për verbëri ndaj bombardimeve të ushtrisë dhe të trupave ruse, që kanë shkaktuar shumë viktima. ATSH


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën