BEJRUT- Duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit libanez, ditën e djeshme protestuesit rrethuan godinën e qeverisë në Bejrut, duke u përplasur me forcat e sigurisë. Dhuna pasoi funeralin e organizuar për shefin e sigurisë Wissam al-Hassan, i cili u vra nga sulmi me bomba të premten e shkuar.
Mbështetësit e tij fajësuan Sirinë për vrasjen, duke deklaruar se qeveria aktuale e Libanit është shumë afër Damaskut. Forcat e sigurisë u përpoqën të zbrapsin protestuesit duke përdorur gaz lotsjellës dhe shkopinj gome.
"Gjaku ynë suni është duke zier", thërrisnin protestuesit ndërsa marshonin në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Jamib Mikati. Ish-Kryeministri Saad Hariri duke folur nga ekzili u bëri thirrje mbështetësve të ruajnë kontrollin. Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan se do të ndihmojnë autoritetet libaneze për hetimin e sulmeve me bomba. Një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit konfirmoi se të premten sekretarja e shtetit Hillary Klinton ka patur një bisedë telefonike me Kryeministrin libanez në të cilën është diskutuar për sulmet në Bejrut.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com