Bekim Balaj e nis me gol në Kroaci,
Lorik Cana: Dua të luaj në Gjermani

Bekim Balaj e nis me gol në Kroaci,<br />Lorik Cana: Dua të luaj në Gjermani
Sulmuesi i ekipit kombëtar të futbollit, Bekim Balaj ka debutuar me gol në Kroaci, teksa ka shënuar për ekipin e Rijekës në ndeshjen e Kupës që zhvilloi përballë Lokomotivës. Ndeshja përfundoi me rezultatin e thellë 4-1 për ekipin ku militon shkodrani, duke mos e vendosur në diskutim rezultatin.

E ndërsa rezultati ishte 1-0 në favorin e vendasve, shkodrani shënoi golin e qetësisë për Rijekën përballë një kundërshtari si Lokomotiva. Në vazhdim u shënuan edhe dy gola të tjera, por ajo që ka më shumë rëndësi është forma e mirë që po shkon Balaj në kampionatin kroat të futbollit.

Lorik Cana: Dua Bundesligën
Gjatë një interviste për mediat italiane, kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit, Lorik Cana që luan me ekipin e Lacios në Serie A nuk heziton që të përsërisë edhe njëherë dështirën e tij që dëshiron të provojë edhe një tjetër aventurë në një kampionat elitar, përpara se të mbyllë karrierën.

Pas Zvicrës, Francës, Turqisë, Anglisë dhe Italisë, Cana kërkon që të zhvendoset në Gjermani, ose në Spanjë. Në ‘pole – position’ qëndron Gjermania, pasi disa ekipe janë të interesuara për shërbimet e mbrojtësit shqiptar nga Gjakova.

“Mund të largohem gjatë verës ose në vitin e ardhshëm nëse nuk do të arrijmë të kualifikohemi në Evropë. Do të më pëlqente të provoj vetën në një ligë që nuk kam luajtur. Më pëlqen jashtëzakonisht shumë Bundesliga, por mbetet të shihet se si do të shkojë gjërat deri në fund të edicionit, më pas do të vendos se çfarë do të bëj” deklaroi ai.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni