Bektashinjtë festojnë
sot Ditën e Hashures

Bektashinjtë festojnë<br />sot Ditën e Hashures
TIRANË – Besimtarët bektashinj festojnë sot ditën e Hashures, një ndër ditët e shënuara për besimtarët bektashinj, të cilët me anë të saj adhurojnë dhe i afrohen Zotit.
Kryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Baba Edmondi i bëri thirrje besimarëve për më shumë paqe, dashuri, vllazëri për të ecur në rrugën e zotit.
Selinë e kryegjyshatës e ka vizituar sot presidenti i republikës Bamir Topi, sipas të cilit, festa e Hashures ka një domethënie shumë interesante, pasi në gatimin e saj baza është gruri.
“Gjithë kjo, brenda filozofisë bazale ka mirëkuptim, ndihmë, komunikim dhe për të qenë të gjithë së bashku në një jetë që na ka sjellë së bashku në këtë botë”, tha presidenti.

FESTA E BEKTASHINJVE
Si dita e Ashures, njihet 10-ditëshi i parë i muajit Muharrem në kalendarin arab. E gjithë bota myslimane e kujton këtë ditë si ngjarjen më të dhimbshme në historinë e njerëzimit. Origjina e festës nis nga Iraku. Në fushën e Qerbelasë, 1400 vjet më parë u masakruan nipi i profetit Muhamed, Imam Hyseni, së bashku me 72 shehid (dëshmorë).
Dita e Ashures njihet si dita e martirizimit të imam Husejnit, i cili u rrethua në shkretëtirën e Qerbelasë nga një ushtri agresore, së bashku me 72 shokët e tij u martirizua. Dita e Ashures është dita e fundit e Matemit. Festa kremtohet ditën e dhjetë të tij. Kjo periudhë kohore nënkupton për besimtarët bektashinj zi, në kujtim të të rënëve të Qerbelasë.


  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg