Belba-kryebashkiakes së Prrenjasit:
S’ka faj Rama që tenderat ia jep fisit

Belba-kryebashkiakes së Prrenjasit:<br />S’ka faj Rama që tenderat ia jep fisit
Kandidati për deputet i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Nuri Belba, ka reaguar pas deklaratës së kryetares së Bashkisë së Përrenjasit, Miranda
Rira, se Kryeministri Rama, akuzat ndaj saj për punësim të familjarëve, vijnë për të mbuluar harresën që i është bërë Përrenjasit.

Belba tha se është e turpshme që dëgjon të flitet kështu pasi mbështetja e Ramës për kryebashkiaken e Përrenjasit ka qenë e madhe dhe se nuk ka fajin Partia Socialiste, që projektet e financuara nga Edi Rama janë pafund në tenderat që sipas Belbë, Rira i do për fisin e saj.

Ai tha gjithashtu se për të qenë të ndershëm me qytetarët, PS do të kërkojë shkarkimin e saj.

“Ti e di shume mirë që nuk ke asnjë shans t'i justifikosh duke e hedhur fajin jashtë vetes! Për të qenë krejt i ndershëm me ty, edhe përpara qytetarëve të Përrenjasit, ne do të kërkojmë shkarkimin tënd dhe të Altin Toskës në Cërrik, për shkelje flagrante të Ligjit për Konfliktin e Interesit dhe kthimin institucionit të shtetit në tepsi të pushtetit për fiset e tarafet tuaja”, tha Belba.

Më herët gjatë ditës së sotme, në një takim me elektoratin e Përrenjasit, Kryeministri Rama akuzoi kryebashkiaken Rira se ka punësuar të gjithë fisin e saj, duke lexuar edhe një listë me emrat postet që ata mbanin.

Pas këtyre akuzave reagoi Rira e cila tha se këto akuza vijnë sepse Kryeministri Rama nuk kishte çfarë t'i thoshte qytetarëve të Përrenjasit për mjerimin ku i kishte lënë.

Deklarata e plotë e Nuri Belbës.
Miranda! Është e turpshme të flasësh për Edi Ramen ti që ke pasur gjithë mbështetjen e tij për projektet e Prrenjasit. S'ta ka fajin as Edi Rama, as Taulant
Balla, as Partia Socialiste, që e ke bërë bashkinë si një shans për gjithë fisin tënd! S'ta ka fajin Partia Socialiste, që projektet e financuara nga Edi Rama, i ke zvarritur pafund në tenderat që i do për fisin tënd! S'ta kane fajin as qytetarët e Prrenjasit, as socialistët e demokratët, që të mos shohin ende asnjë gozhdë të ngulur nga ti, ndërkohë që prej muajsh tashmë ke disa miliard lekë investime të padisbursuara për projektin e rikualifikimit urban të qendrës së qytetit, për shkollën 9-vjeçare "Qybra Sokoli", për ujësjellësin "Dritaj-Fanje-Karkavec" etj. Ti e di shume mirë që nuk ke asnjë shans t'i justifikosh duke e hedhur fajin jashtë vetes! Për të qenë krejt i ndershëm me ty, edhe përpara qytetarëve të Prrenjasit, ne do të kërkojmë shkarkimin tënd dhe të Altin Toskës në Cërrik, për shkelje flagrante të Ligjit për Konfliktin e Interesit dhe kthimin institucionit të shtetit në tepsi të pushtetit për fiset e tarafet tuaja.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset