Pas habisë që provokoi dalja në dukje pa të brendshme e Belen Rodrigues në Sanremo, ajo ka dhënë një deklaratë duke thënë se ajo është grua që dëshiron të provokojë. “Natën e parë u shfaqa si princeshë me flokët e mbledhura dhe e veshur me fustan të zi. Ndërsa përsa i përket natës së dytë e ekzagjerova. Megjithatë unë kisha të brendshme”- është shprehur Rodrigues pas polemikave mbi veshjen e saj në Sanremo. Gjithashtu ajo ka shtuar se bën pjesë në botën e televizionit dhe televizioni është show.