Belen Rodriguez, aktorja dhe modelja nga Argjentina ka ngritur një padi kundrejt Google dhe Yahoo pasi emri i saj rezulton i lidhur me faqe pornografike.

Jeta private e saj është cënuar për të dytën herë, pasi Belen padinë e parë, për të njëjtën arsye e ngriti në vitin 2006 dhe fitoi një dëmshpërblim prej 15.000 dollarësh.

belen rodriguez

Bukuroshja është keqkuptuar nga fansat e saj se ajo është një yll pornografik, ndërkohë që kjo ka lidhje vetëm me motorët kërkimorë të Google dhe Yahoo.

Çështja është marrë në shqyrtim nga Gjykata e Lartë në Argjentinë dhe bukuroshja shprehet se nuk do të ndalet deri sa të gjejë zgjidhje.