“Pa bukurinë nuk mund të shkoj askund ...”. Belen Rodriguez e pranon këtë fakt pasi është zhveshur sërish, këtë here për revistën Vanity Fair, version Italian. E zhveshur si perëndesha e dashurisë Belen Rodriguez, vetëm me një mollë të flaktë në dorë, duket se nuk është penduar për shfaqjen pa të brendshme gjatë natës së festivalit të Sanremos. Në kulmin e karrierës së tij, më lart se kurrë më pare, bukuroshja argjentinase flet edhe për jetën private me shumë Ulje-ngritje me Fabrizio Corona, pikëllimin e thellë për humbjen e fëmijës si dhe poshtërim që ju bë pas publikimit të videos pornografike nga ish i dashuri. “Video ishte një dhunë për të më shtypur mua, por e gjitha ishte një gabim”-pranon ajo, duke theksuar se sa here bënte seks me Fabrizio mbante fshehur gjithmonë një kamer ku regjistronte momentet e tyre intime.