Fredi Beleri ka bërë kërkesë në Gjykatën e shkalles së parë Durrës, për t’u lejuar që të bëjë betimin si kryetar i bashkisë së Himarës. Kërkesa në Gjykatën e Durrësit ka mbërritur pak ditë më parë dhe do të shqyrtohet gjatë ditëve në vijim. Çështja i është ngarkuar gjyqtarit Rexhep Bekteshi.
Kujtojmë se Fredi Beleri është rrëzuar dy herë nga Gjykata e Lartë.
Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Për çështjet e tij është angazhuar edhe qeveria greke e cila e quan arrestimit e tij të paligjshëm e politik.